E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndriçim Xhepa: Si u bllokuam në Itali në vitin ‘91, gjatë xhirimeve të filmit “Enigma”

 

Kur mori në dorë skenarin e firmosur nga Xhuvanët, babë e bir, në bashkëpunim me Jani Durin, Ndriçim Xhepa u kthye pas në kohë, në një incident të ngjashëm. Historia e 5 çiklistëve dhe trajnerit të tyre, në përpjekje për t’u kthyer në Shqipëri nga një garë e dështuar, nuk i ishte e panjohur. “Ishte mars i vitit 1991, kur shkuam në Romë për të xhiruar filmin “Enigma” me regji të Spartak Pecanit, skenar të Nexhati Tafës, mbështetur mbi novelën “E krehura” të Ismail Kadaresë. Ishim një ekip prej gati 20 vetësh, që u nisëm nga Durrësi në Trieste e pastaj me autobusin tonë shkuam në Romë. Vetëm 2-3 ditë pas nisjes tonë ndodhën ikjet e para e anije drejt Italisë dhe ne kemi mësuar për këtë ngjarje përmes televizionit italian. Pas një jave xhirimesh, duhet të ktheheshim, por lëvizjet drejt Shqipërisë ishin anuluar. Atëherë na u desh të vinim në rrugë tokësore, përmes ish-Jugosllavisë, e cila nuk ishte e copëtuar aso kohe, nga Sllovenia deri në Pogradec. Gjatë rrugës kemi hasur pak a shumë në të njëjtat peripeci si të çiklistëve të filmit të Xhuvanit. Jemi endur për 14 apo 15 ditë. Kemi fjetur në autobus, herë të ngrënë e herë pa ngrënë. Fatmirësisht piktori Durim Neziri, me origjinë nga Kosova kishte miq në Maqedoni dhe ata na ndihmuam që të mbërrinim në Shqipëri”, - tregon aktor Ndriçim Xhepa, teksa kujton se nuk e patën aspak të lehtë komunikimin me policët serbë nëpër dogana.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›