E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Karta e Bolonjës”, Kule: Implementimi ka probleme

TIRANE- Gjatë një tryezë të rrumbullakët mbi implementimin e deklaratës së Bolonjës në arsimin e lartë në Shqipëri, Rektori i Universitetit të Tiranës, profesor Dhori Kule shtroi disa nga problematikat që janë shfaqur gjatë këtyre viteve në aplikimin e këtij sistemi.
Sipas profesor Kules aplikimi i Kartës së Bolonjës po shfaq probleme kryesisht ne ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve ndaj dhe sipas tij shtrohet nevoja e rishikimit të ligjit për arsimin e lartë.

Një tjetër problem, sipas Rektorit të Universitetit të Tiranës është financimi i universiteteve. Sipas Dhori Kules për të përballuar financiarisht studimet duhet ndarë cikli i parë 3-vjecar nga cikli i dytë dhe i tretë i studimeve.

Në tryezën e rrumbullakët “Implementimi i Kartës së Bolonjës në Shqipëri” organizuar nga Këshilli Studentor i Fakultetit të gjuhëve të huaja dhe i Histori- Filologji ishin të pranishëm zv.ministrja e Arsimit Nora Malaj, zv ambasadori Italian në Shqipëri, Rektorë, Dekanë dhe studentë.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›