E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ndryshimet në ligjin e SHISH, antikushtetuese”



Partia Socialiste shpreh edhe një herë qëndrimin kundër ndryshimeve të propozuara nga Qeveria ne ligjin aktual të Shërbimit Informativ Shtetëror. Deputeti Ilir Gjoni tha dje se amendamentet e këtij projektligji janë përpjekja e radhës e Kryeministrit Berisha për të uzurpuar këtë shërbim, ndërsa shton se tentativa për të ndryshuar ligjin është një përpjekje antikushtetuese e antidemokratike. "Ndryshimet e propozuara bien ndesh me ligje të tjera dhe sidomos me Kushtetutën. Amendamenti i nenit tre, ku SHISH, ngarkohet me detyrë të mbrojë sigurisë kombëtare, është i gabuar dhe antikushtetues, pasi këtij shërbimi nuk i jepen mjete ligjore, për një funksion të tillë. Amendamenti tjetër i këtij neni, ku SHISH mbledh informacion për njohjen, zbulimin dhe parandalimin e korrupsionit të personave që ushtrojnë funksione publike, është i panevojshëm, pasi ligji ekzistues nuk e pengon këtë shërbim të mbledhë informacion dhe të informojë për këtë lloj të veprimtarisë kriminale. Përveç kësaj, ai e vendos SHISH-in në pozita agresive me administratën publike. Propozimi që SHISH ngarkohet me detyrë të mbështesë veprimtarinë e forcave policore dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit, për parandalimin e krimeve të rënda, është me pasoja negative.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›