Ndryshimet në statut, një shaka politike
Gëzim Podgorica
Do ndryshojë apo jo statuti i një partie politike, sigurisht që është një çështje e brendshme e funksionimit të një subjekti politik, ndaj së cilës është e kufizuar e drejta për të shprehur gjykime. Duke njohur këtë rregull, edhe unë nuk do t’ia lejoja vetes të futesha në këtë pjesë “intime” të PS, por për sa kohë gjithë opinionit prej ditësh të tëra vazhdon t’i merret kohë dhe energji me këtë çështje, atëherë e drejta për të reaguar është e gjithsecilit. Një nga opinionistët më të mirë në vend tha se nuk duhen marrë seriozisht ndryshimet që po bëhen në statut. Realisht, duke gjykuar mbi këtë thënie, po edhe mbi një akuzë të mbështetur mbi fakte që bëri një anëtar i spikatur i Asamblesë së Socialistëve, rezulton vërtet se ndryshimet që po i bëjnë kësaj radhe statutit, nuk janë asgjë tjetër, vetëm një shaka politike dhe një mundësi për të krijuar frymëmarrje nga mungesa e një platforme serioze sjelljeje. Duke munguar alternativat, duke konsumuar tej mase fjalët “kuti” dhe “protesta”, aq sa inflacioni i tyre ndjehet te të gjithë, duket se u gjet një çelës politik, që e shfryn situatën e brendshme të krijuar dhe hap mundësinë e një debati të ri por pa substancë, në vend të debatit të vërtetë që duhet të ketë brenda kësaj partie. Gjatë prillit, socialistëve iu është gjetur një temë me të cilën të merren, por që realisht ka fare pak gjasa të rezultojë si një mundësi për të prodhuar energji të reja në këtë tejlodhje që po i shkaktojnë vetes. Ndryshimet që po i bëhen statutit, të cilat parashikojnë edhe më shumë vendosjen e centralizmit brenda partisë dhe shmangien e debatit e të demokracisë së brendshme, dëshmojnë se po kërkohen rrugë për të forcuar pushtetin e kryetarit dhe aspak për të krijuar një klimë gjithëpërfshirëse dhe kohezioni të brendshëm. Drejtuesit e selisë rozë kanë provuar se statutit, ata nuk i referohen për të pasur të kontrolluar sjelljen dhe veprimet e tyre politike brenda partisë, por për të qenë të justifikuar në të ardhmen në aplikimin e strategjisë së përjashtimit të atyre që nuk janë në guston e kryetarit. Pavarësisht ambalazhimit që i bëhet ndryshimeve në statut, lexohet krejt hapur kjo prirje dhe mungojnë vetëm emrat për të parë adresën e vërtetë të kësaj nisme, e cila asesi nuk mund të ndryshojë klimën e marrëdhënieve të brendshme, përkundrazi vetëm sa do ta tensionojë më shumë atë. Nismëtarët e ndryshimeve, faktikisht nuk dinë, edhe po të duan të sillen demokratikisht, ndaj është e komprometuar që në fillin kjo nismë dhe nuk përbën asgjë më shumë se një shaka. Denoncimi hapur i jo më pak se 8 shkeljeve të hapura deri brutalisht të statutit të PS, nuk mund të japin kurrsesi asnjë lloj garancie se me përpjekjen për të retushuar apo ndryshuar statutin ka vullnete pozitive, të cilat shkojnë përkrah nevojës për një sjellje tjetër të lidershipit socialist. Madje është krejt e kundërta e kësaj. Ka disa ditë që janë evidentuar përpara publikut jo pak, por 8 shkelje, që përbëjnë një akuzë të rëndë se si funksionon gati më keq se një firmë private, partia më e madhe e opozitës dhe nuk kanë guximin as zëdhënësat e bindur të dalin e të bëjnë justifikimin e radhës. Rregullat e normat nuk përfillen, përkundrazi injorohen deri në kufijtë e legjitimitetit dhe ata pak që guxuan të thonë ndryshe, u zhurmuan nga përfaqësuesit e lidhjeve okulte me lidershipin aktual. Vështirë të besohet se pas Kongresit të 18 prillit, do të ketë një qasje tjetër ndaj rregullave dhe normave që rregullojnë jetën e brendshme dhe funksionimin e partisë, kur historia e afërt e PS-së jep si shembull të kundërtën. Pas një abuzivizmi flagrant, që nga vendimmarrja e deri te respektimi i strukturave, do shumë kurajë t’i dorëzohesh mendimit se tani në PS do të fryjë një erë e re ndryshimi, rregulli e do të punohet mbi një partiturë politike. Mospërfillja që i është bërë si kontributeve personale, ashtu edhe kolektive, ka bërë që PS jo vetëm të mos ketë një axhendë, por të ketë kredite të ulura edhe në garancitë e nismave që ndërmerr, pasi janë të tjera interesa ato që po diktojnë veprimin e sotëm politik të këtij subjekti. Minoranca e theksuar në të cilën janë sot profile të spikatura të Partisë Socialiste, tregon se sa shumë konsumohet kohë dhe energji për të bllokuar çdo mendim alternativ dhe në ç’raport të zhdrejtë deri të frikshëm janë injorantët dhe servilët me intelektualizmin e vërtetë që duhet të ketë një subjekt që synon pushtetin.
Duke mos qenë e vërtetë në thelbin e saj për kërkesat për hapjen e kutive dhe me paralajmërimet e stërpërsëritura për protesta, Partia Socialiste po sillet në mënyrë të pasinqertë para së gjithash me elektoratin e vet. Ka më shumë se 9 muaj që në asnjë nga objektivat që ka vënë, nuk ka qenë serioze deri në fund për realizimin e tyre dhe ka gjetur në çdo dështim të radhës arsyet që tejkalojnë momentin, por që çdo ditë e më pak bindin. Kështu ka ndodhur me zgjedhjet e parakohshme në janarin që kaloi me kohë, kështu ndodhi me vendimin për mos hyrjen në Parlament, kështu po ndodh edhe me mjaft ultimatume të tjera, që janë pa bosht dhe pa të ardhme. E futur në spiralen e veprimeve radikale, por që po rezultojnë vetëm si thënie të tilla, pasi dështojnë pa nisur, PS është në kërkim të mundësive që rrisin fjalorin politik të saj, i munguar shumë në këtë periudhë. Duket se e gjeti me statutin e saj, por që mbetet thjesht e vetëm një shaka. I paaplikuar deri tani, i shpërfilluar dhe i shkelur publikisht, statuti i ndryshuar mund të jetë vetëm një kërcënim për të ardhmen e zërave kundër dhe aspak obligues për gjithë të tjerët. E tregon këtë mënyra se si po hartohet, se si po kalon fazat e miratimit të tij në strukturat drejtuese dhe se si do të paraqitet e votohet në Kongres. Por kjo sjellje komprometon atë kauzë, për të cilën kërkon të ngrejë popullin në protesta dhe ka 6 muaj që matet për ta bërë dhe ka vendosur 30 prillin si ditën e kiametit. Më pas sigurisht që çdo gjë do të vazhdojë normalisht si më parë, vetëm se lodhja do të bëjë efektin e vet te socialistët dhe ndryshimet në statut atëherë do të tingëllojnë edhe më shumë të pavërteta dhe do dekonspirohet motivi se përse u bënë. Zhurmë, përsëri shumë zhurmë, por asgjë…!