Ndryshimet në taksat vendore, ja detyrimet e reja për ndërtuesit dhe blerësit
Vlera e taksës së ndërtimit në Tiranë është 6 për qind
Ervin Koçi
Tashmë, investitorët, për godinat që ndërtojnë duhet të paguajnë taksën e ndikimit në infrastrukturë. Sipas projektligjit të sistemit të taksave vendore, një investitor i cili ndërton një ndërtesë në Tiranë, duhet të paguajë një taksë 6 për qind të vlerës së ndërtimit, ndërsa për ndërtimet të cilat kryhen në qytetet e tjera, vlera e taksës është 4 për qind e investimit. Gjithashtu në projektligj janë përcaktuar dhe taksat që duhet të paguajnë qytetarët për banesën e tyre. Kjo taksë llogaritet për metër katror të sipërfaqes së banesës. Ndryshimet parashikojnë trefishim të taksës, ndryshe nga vlera që paguhej më parë. Kështu, kryeqytetasit të cilët kanë apartamentet e tyre brenda Unazës, taksën e ndërtesës e kanë katërfish më të lartë. Në sistemin e taksave vendore do të shtohen dy taksa të reja: Taksa e truallit urban, e cila përfshihet në konceptin e taksës së pasurisë së paluajtshme dhe Taksa për ushtrimin e veprimtarisë së peshkimit. Projektligji për disa ndryshime në ligjin "Për sistemin e taksave vendore" u miratua dje nen për nen në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Ai synon rritjen e të ardhurave për organet e pushtetit lokal.
Taksa në infrastrukturë
Për të gjitha ndërtimet që kryen investitori duhet të paguajë taksë. Sipas projektligjit të sistemit të taksave, vlera e taksës për ndërtimet, të cilat realizohen jo në Bashkinë e Tiranës, është 4 për qind e vlerës së investimeve, ndërsa vlera e taksës për ndërtimet, të cilat realizohen në Bashkinë e Tiranës, është 6 për qind. Kjo taksë paguhet nga investitorët dhe kalon në llogari të bashkisë apo komunës ku realizohet ndërtimi. Në ligjin ekzistues, niveli i taksës së ndikimit në infrastrukturë shprehet si përqindje e vlerës së investimit dhe është 1-3 për qind e kësaj vlere për të gjitha bashkitë dhe komunat, me përjashtim për Bashkinë e Tiranës, niveli i së cilës është 2-4 për qind e saj. Rritja e kësaj takse për të gjitha bashkitë dhe komunat do të synojë rritjen e të ardhurave të buxhetit të qeverisjes vendore, duke rritur kështu edhe mundësinë për më shumë investime. Por Shoqata e Ndërtuesve për vendosjen e kësaj takse ka dalë kundra. Sipas përfaqësuesve të Shoqatës së Ndërtuesve në këtë projektligj parashikohet aplikimi në rritje i tri taksave, për të cilat kërkohet parapagim, duke rritur në mënyrë të ndjeshme kostot e ndërtimit dhe duke ulur aftësitë financiare praktike të biznesit dhe duke bërë të pamundur strehimin për qytetarët në Tiranë.
Taksa mbi ndërtesën
Taksa mbi ndërtesën paguhet për çdo sipërfaqe katrore të ndërtimit, nën dhe mbi tokë. Niveli i kësaj takse përcaktohet në lekë për metër katror. Të ardhurat nga kjo taksë kalojnë 100 për qind në llogari të bashkisë apo komunave ku ndodhet ndërtesa. Për një qytetar, apartamenti i të cilit ndodhet jashtë Unazës së Tiranës, ai duhet të paguaj 45 lekë për metër katror. Ndërsa një qytetar, banesat e të cilëve ndodhen brenda Unazës së Tiranës duhet të paguajë 65 lekë për metër katror. Për sa i përket qytetarëve, të cilët banesat i kanë në qytete e tjera, vlera e taksës është nga 12- 24 lekë për metër katror. Sipas këtij projektligji, të gjithë qytetarët nuk do të paguajnë më taksën e apartamentit të tyre në bazë të vitit të ndërtimit, por ajo do të paguhet në bazë të zonave. Taksa e pasurisë në Shqipëri është trajtuar në lekë për m2, duke përgjithësuar të gjithë taksapaguesit me të vetmin përjashtim për ndërtesat e banimit, vitin e ndërtimit të tyre dhe diferencimin e aktiviteteve tregtare që ushtrohen në pasuritë e taksueshme. Në nivelet e reja të propozuara të taksës mbi ndërtesën, është hequr ndarja e tatimit të ndërtesave, sipas vitit të ndërtimit. Për shkak të vështirësive në zbatimin praktik të ligjit, me ndarjen e ndërtesave sipas vitit të ndërtimit, para dhe pas vitit 1993, ky projekt parashikon një mënyrë tjetër të përcaktimit të taksës së ndërtesës dhe konkretisht jo më ndarjen ekzistuese "para vitit 1993" dhe "pas vitit 1993", por me sipërfaqe në m2 të ndërtesës. Kjo mënyrë siguron që, me kalimin e viteve, të mos jetë më e nevojshme të ndryshohet viti në ligj, por të jetë një mënyrë llogaritjeje lehtësisht e përdorshme dhe që shmang abuzimet në praktikë lidhur me kohën e ndërtimit.
BOX////////////////////////////////
Përfitimi financiar në buxhet nga taksat e rritura
Efekti pozitiv vjetor i rritjes së taksës së ndërtesës do të jetë 2.1 miliardë lekë për vitin 2008 dhe si rezultat i rishikimit në rritje të nivelit të taksës, të ardhurat vjetore kanë një pritshmëri me rreth 4.1 miliardë lekë. Ndërsa efekti pozitiv vjetor i rritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë është parashikuar 2.8 miliardë lekë. Vetëm për këtë vit janë parashikuar të mblidhen 2.8 miliardë lekë nga kjo taksë. Projektligji sjell dhe nivelet e reja treguese të taksës mbi tokën bujqësore. Këto nivele janë rritur duke u dyfishuar, për shkak të nivelit të ulët aktual të kësaj takse. Ministria e Financave në argumentin e domosdoshmërisë së kësaj rritjeje, thotë se u analizuan të dhënat e nivelit të kësaj takse në disa bashki, si Vlora, Lezha dhe Kuçova, të siguruara nga Shoqata e Bashkisë.
Ligji//////////////////////////////////////
Nenet e projektligjit të sistemit të taksave vendore
Neni 22
Taksa mbi ndërtesat
1. Baza e taksës mbi ndërtesat është sipërfaqja e ndërtimit në metër katror e ndërtesës ose e pjesës së saj, mbi dhe nën nivelin e tokës dhe për çdo kat. Sipërfaqja në pronësi të taksapaguesit përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë këtë pronësi. Kategoritë minimale të ndërtesave, për efekt të bazës së taksueshme, jepen në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij ligji. Për çdo kategori minimale të ndërtesave, këshilli bashkiak ose komunal mund të miratojë nënkategorizime të ndërtesave, që ndodhen brenda territorit që mbulon.
2. Niveli i taksës caktohet në lekë për metër katror. Detyrimi për taksën llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e taksueshme.
3. Të ardhurat e realizuara nga taksa mbi ndërtesat i takojnë 100 për qind bashkisë ose komunës, ku realizohet kjo taksë.
4. Përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën:
a) pronat e shtetit dhe të njësive të qeverisjes vendore, që përdoren për qëllime jofitimprurëse;
b) ndërtesat e banimit, që shfrytëzohen nga qiramarrës me qira të paliberalizuara;
c) ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare.
Neni 22/1
Taksa për truallin urban
1. Baza e taksës për truallin urban përcaktohet për sipërfaqen në metër katror në pronësi të taksapaguesit, e cila përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë pronësinë. Kategoritë minimale të truallit urban, për efekt të bazës së taksueshme, jepen në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij ligji. Për çdo kategori minimale të truallit urban, këshilli bashkiak ose komunal mund të miratojë nënkategorizime të truallit urban, që ndodhen brenda territorit që mbulon.
Taksës për truallin urban i nënshtrohen edhe taksapaguesit, të cilët kanë në përdorim apo në pronësi truall urban ose ndërtesa brenda territoreve të miratuara si fshatra turistike, e cila përcaktohet sipas dokumenteve që e vërtetojnë këtë pronësi.
2. Niveli i taksës caktohet në lekë për metër katror (lekë/m2 ). Detyrimi për taksën llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e taksueshme.
3. Të ardhurat e realizuara nga taksa për truallin i takojnë 100 për qind bashkisë ose komunës, ku realizohet kjo taksë.
4. Përjashtohen nga taksa për truallin:

b) trualli, që shfrytëzohet nga qiramarrësi, me qira të paliberalizuar;
c. trualli, që përdoret nga komunitetet fetare.
Neni 27
Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja
1. Baza e taksës është vlera në lekë e investimit të ri që kërkohet të kryhet. Klasifikimi si investim i ri dhe vlerat përkatëse përcaktohen në përputhje me legjislacionin në fuqi për dhënien e lejes së ndërtimit.
2. Niveli i taksës shprehet si përqindje e vlerës së investimit dhe është 4 për qind e kësaj vlere, ndërsa për Bashkinë e Tiranës është 6 për qind e saj. 3. Këshilli bashkiak ose komunal mund të miratojë kategori dhe nënkategori për klasifikimin e investimeve, të cilat mund të përdoren për vendosjen e nivelit të taksës.
4. Detyrimi për taksën i takon investitorit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga organi që lëshon lejen e ndërtimit dhe arkëtohet, për çdo rast, për llogari të bashkisë ose të komunës që mbulon territorin ku do të bëhet investimi.
5. Nëse objekti, për të cilin do të bëhet investimi, shtrihet në territorin e më shumë se një njësie vendore ose kur objekti ndikon në infrastrukturën e një njësie tjetër vendore, të ardhurat nga taksa ndahen proporcionalisht ndërmjet tyre, në përputhje me raportet përkatëse të shtrirjes së objektit dhe të ndikimit të investimit në infrastrukturën e secilës njësi.
Neni 28
Taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme
1. Taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme vendoset për ndërtesat dhe të gjitha pasuritë e paluajtshme në çastin e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi to.
Taksa paguhet nga personi, që kalon të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, para kryerjes së regjistrimit, në përputhje me aktet ligjore në fuqi.
2. Baza e taksës mbi kalimin e së drejtës së pronësisë për ndërtesat është sipërfaqja e ndërtimit, pronësia e së cilës transferohet. Kategoritë e ndërtesave, për efekt të bazës së taksueshme, jepen në aneksin 3, që i bashkëlidhet këtij ligji. Niveli i taksës caktohet në lekë për metër katror të bazës së taksës. Detyrimi tatimor llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tij.
3. Baza e taksës për kalimin e së drejtës së pronësisë për pasuritë e tjera të paluajtshme është vlera e shitjes së tyre. Niveli i taksës caktohet në përqindje dhe niveli tregues i taksës është 2 për qind. Detyrimi tatimor llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e tij.
4. Vjelja e kësaj takse bëhet nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, të cilat, në rolin e agjentit të taksave, përfitojnë 3 për qind të shumës së arkëtuar dhe diferencën e derdhin për llogari të buxhetit përkatës të bashkisë ose të komunës, në territorin e së cilës ndodhet pasuria, jo më vonë se data 30 e muajit pasardhës.
Shkurt///////////////////////////
Privatizimi i “ARMO”-s, këtë muaj kontrata në Parlament
Kontrata me kompaninë fituese amerikane për privatizimin e gjigantit publik të naftës “ARMO” do të paraqitet për miratim në Parlament brenda muajit korrik. Kështu ka deklaruar dje ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, i cili tha se qeveria synon që ta dërgojë për miratim në parlament kontratën e privatizimit të 85 për qind të aksioneve të kompanisë brenda këtij muaji. “Në këtë mënyrë mund të përfshihen në buxhetin suplementar edhe të ardhurat e siguruara nga ky privatizim”, - deklaroi në komision parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli. Ai tha se puna në këtë kompani vazhdon normalisht dhe se po respektohen kontratat për shitjen e naftës dhe nënprodukteve të saj. Konsorciumi amerikano-zviceran “Rafenery Associates of Texas, Anika Enterprises and Mercuria Energy Group”, u shpall fituesi në tenderin për privatizimin e 85 për qind të aksioneve të “ARMO”-s. Shitja e kompanisë tek konsorciumi u miratua edhe nga qeveria para disa kohësh. Investitori strategjik ka deklaruar se është gati të derdhë menjëherë në buxhetin e shtetit shumën e blerjes së aksioneve, sapo marrëveshja të miratohet në Parlament. Gjithashtu, përfaqësuesit e konsorciumit kanë bërë të ditur se nuk do të ketë shkurtime nga puna, përkundrazi do të shtohet fuqia punëtore si dhe do të rriten me 30 për qind pagat e punonjësve që në muajin e parë që do të marrë nën administrim “ARMO”-n.
9 Korrik 2008