Rriten çmimet dhe varfëria, shpenzojmë 39 për qind më tepër se në vitin 2007
Sipas BSH-së, deficiti tregtar llogaritet 531 milionë euro
Ervin Koçi
Rritja e një pjese të konsiderueshme të çmimeve të konsumit, shtrenjtimi i lëndëve djegëse, kryesisht i naftës dhe i gazit me 40 për qind më shumë nga një vit më parë, si dhe thellimi i inflacionit në vend (mbi 4.2 për qind), janë ndër arsyet që na kanë varfëruar më shumë këtë vit. Sipas ekspertëve të ekonomisë, jetesa në vendin tonë për vitin 2008 është shtrenjtuar të paktën deri në 39 për qind më shumë, si pasojë e shpenzimeve më të mëdha për të njëjtat artikuj dhe shërbime që një vit më parë i paguanim deri në 39 për qind më lirë. Në këtë mënyrë ata thonë se shqiptarët këtë vit janë bërë rreth 39 për qind më të varfër në raport me vitin 2007. Deficiti korent (humbja e vazhdueshme) është 183 milionë euro, ose rreth 39 për qind më shumë se një vit më parë. Sipas të dhënave edhe nga Banka e Shqipërisë, shkak për këtë shtrenjtim të jetesës dhe për varfërinë më të thellë është bërë edhe rritja e deficitit tregtar. Ekspertët vlerësojnë se në tre muajt e parë të vitit diferenca ishte 531 milionë euro ose 20 për qind më e lartë se 2007-a. Sipas ekspertëve të BSH-së, deficiti i lartë tregtar, që ka karakterizuar zhvillimet në sektorin e jashtëm të ekonomisë, ka rritur flukset pozitive të të ardhurave faktoriale neto, duke mbetur shkaktari kryesor në thellimin e deficitit korent për këtë periudhë.
Tregtia e jashtme
Vëllimi i përgjithshëm tregtar arriti vlerën e 942 milionë eurove, ose 17 për qind më i lartë se vjet. Me të tilla ritme janë rritur edhe eksportet, edhe importet, respektivisht 13 për qind dhe 18 për qind. Kjo do të thotë se prodhimi vendas mbetet ende në ritme të dobëta. Tregtia e jashtme dominohet nga karakteri importues, si rezultat i kapacitetit të pamjaftueshëm të prodhimit vendas. Të ardhurat nga eksportet ishin 205 milionë euro, ose 23 milionë eurosh më shumë, shprehur ndryshe 13 për qind për shumë krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2007. Sipas ekspertëve, ndikim patën rritja e eksporteve nga përpunimi aktiv dhe eksporteve të brendshme. Por eksporti i prodhimit vendas zë vetëm 30 për qind dhe 70 për qind e zë industria përpunuese. Sipas ekspertëve, vendi ynë shpenzoi afërsisht 737 milionë euro për blerje mallrash. Importet kryesore janë importet e industrisë përpunuese, ushqimeve, lëndës së parë bujqësore, naftës dhe metaleve. Industria përpunuese zë 26.7 për qind të importeve dhe u vlerësua me rritje prej 4.3 për qind. Produktet ushqimore janë rritur rreth 21 milionë euro në vlerë absolute, me 26 për qind, ose 13 për qind të totalit të importeve. Nevoja e popullsisë për mallra konsumi ka rezultuar në rritje duke stimuluar importet me 36.4 për qind të totalit ose 36.6 për qind më shumë.
Energjia dhe karburantet
Çmimi i energjisë elektrike është rritur me 3 për qind këtë vit në raport me vitin 2007. Por importet e energjisë elektrike janë reduktuar në vëllim dhe në vlerë, respektivisht me 16 për qind dhe 14 për qind, duke përfaqësuar vetëm 5.6 për qind të totalit të importit vendas. Ndërsa importet e karburantit gjatë këtij tremujori kanë shënuar një rritje me 46.7 për qind, e apo ashtu edhe çmimi i shitjes me pakicë të hidrokarbureve. Prej saj, vetëm 1.5 për qind i dedikohet rritjes si pasojë e kërkesës për karburante, ndërsa 44.5 për qind vjen si rezultat i rritjes së çmimit të tyre. Karburantet e importuara gjatë tremujorit të parë të vitit 2008 u vlerësuan 6.7 për qind e totalit të importeve.
Dërgesat e emigrantëve
Dërgesat e emigrantëve në familjet e tyre janë regjistruar në rreth 219 milionë euro. Më konkretisht, ato kanë financuar deficitin tregtar në mallra në masën 41 për qind. Këto transferta vlerësohen 5 për qind më të ulëta në krahasim me një vit më parë, pasi flukset valutore janë zhvendosur në formën e investimeve. Transfertat nga emigrantët janë shoqëruar edhe nga transferta të tjera private dhe shtetërore, respektivisht me 16 dhe 6 milionë euro.
Shkurt//////////////////////////////////
Ulet me 0.8 për qind indeksi i çmimeve të konsumit për muajin qershor
Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin qershor të këtij viti, arriti 100.2 për qind, duke shënuar një ulje prej 0.8 për qind krahasuar me muajin e kaluar. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, të publikuara dje ndryshimi vjetor në muajin qershor është 4.0 për qind. Indeksi i grupit "Ushqime dhe pije joalkoolike" shënoi një ulje prej 2.6 për qind, me një ndikim prej 1.0 për qind në totalin e ndryshimit mujor. Brenda këtij grupi ulja më e madhe prej 17.6 për qind vërehet në nëngrupin "zarzavate përfshirë patatet". Këtu mund të përmendim uljen e çmimit të domateve me 40.0 për qind, specave me 39.5 për qind, patëllxhanëve me 35.4 për qind, bamjeve me 17.3 për qind, kastravecave me 13.4 për qind, etj. Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se indeksi në nëngrupin "fruta" shënoi një ulje prej 6.5 për qind, ku mund të përmendim uljen e çmimit të shalqirit me 46.9 për qind, pjeprit me mbi 50 për qind, pjeshkave me 47.6 për qind, dardhave me 9.7 për qind etj.
Gjatë muajit qershor çmimet në disa ushqime shënuan një rritje, ku mund të përmendim rritjet në nëngrupet, "bukë e drithëra" 1.2 për qind, "peshk", 0.3 për qind, "mish" 0.1 për qind "sheqer, reçel e ëmbëlsira" 0.5 për qind etj. Indeksi i grupit "Veshje dhe këpucë" shënoi një ulje prej 0.1 për qind. Brenda këtij grupi çmimet për këpucë u ulen me 0.3 për qind. Indeksi i nëngrupit "Transport" shënoi një rritje prej 4.0 për qind, duke pasur një ndikim prej 0.2 për qind në totalin e ndryshimit mujor. Çmimi i naftës gjatë muajit qershor shënoi një rritje prej 6.8 për qind dhe çmimi i benzinës në rritje 4.6 për qind. Çmimet e transportit urban gjatë këtij muaji u rritën me 25.8 për qind, ndërsa çmimet e transportit interurban u rritën me 3.0 për qind.
Gjermanët e “Kfw”-së, ndihmë 9.9 milionë euro për ujin e pijshëm
Banka Gjermane për Zhvillim, “Kfw”, do të financojë këtë vit 9.9 milionë euro në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona rurale të vendit tonë. Burime nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit “FSHZH”, e cila është dhe agjencia zbatuese e këtij projekti të ri, bënë të ditur se zbatimi i këtij financimi, që do të nisë së shpejti dhe do të vazhdojë deri në vitin 2014. Ai synon të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me ujë të pijshëm në zonat rurale të vendit. Fondi Shqiptar i Zhvillimit është një nga institucionet më me eksperiencë në vend përsa i përket bashkëpunimit me pushtetin vendor, veçanërisht për investimet në infrastrukturën rurale. Vitet e fundit “FSHZH” është angazhuar në drejtim të cilësisë se punimeve dhe transparencës me qëllim garantimin e një produkti cilësor dhe sa më funksional për komunitetet që do përfitojnë prej tij.
9 Korrik 2008