Spiunët, tërheqja e PS-së nxjerr zbuluar PD-në
Grupi Parlamentar i PD-së, qëndrime të ndryshme për dosjet
Eljona Ballhysa
Duket se tërheqja e Partisë Socialiste nga projektligji për hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit ka nxjerrë zbuluar përplasjet brenda Partisë Demokratike. Si rrallëherë Grupi Parlamentar i PD-së ka zhvilluar dje një mbledhje të posaçme për të diskutuar rreth ligjit të spiunëve. Duket se deputetët e PD-së, me gjithë deklaratat mbështetëse ndaj këtij ligji, në të vërtetë nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët me njëri-tjetrin. Edhe në mbledhjen e djeshme të Grupit Parlamentar janë vërejtur mospërputhje në qëndrimin e deputetëve të PD-së, megjithëse në diskutime është fajësuar opozita si bllokuese e procesit. Por, në të vërtetë, PS-ja, ashtu sikurse u shpreh dhe Berisha gjatë fjalës së tij, dihet se është “trashëgimtare e Partisë së Punës”, ndërkohë që të implikuar më së shumti me dosje si ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit duket se janë eksponentë të Partisë Demokratike.
Propozimet
Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar të PD-së mësohet se fjalën e kanë marrë me radhë të gjithë deputetët e kësaj partie. Është vënë re një kërkesë për miratim të ligjit nga brezi i ri i deputetëve, ndërsa të tjerët kanë qenë më të tërhequr. Nga ana e tij kryeministri Berisha ka kërkuar me ngulm që ligji të miratohet me konsensusin e PS-së. Ai gjithashtu ka kërkuar shkrirjen e projektligjit të Partisë Demokratike të depozituar dy vjet më parë në Kuvend nga ish-kryetari i Grupit, Bamir Topi, me projektin e paraqitur së fundi nga Aleksandër Biberaj. Gjithashtu Berisha ka kërkuar bashkëpunimin e PD-së me Partinë Socialiste për të rënë dakord për një variant të përbashkët. Ai ka kërkuar që nga drafti i PD-së të hiqet kërkesa për transparencë edhe të figurave mediatike, pasi sipas Berishës media është një sektor i vështirë që nuk mund të kontrollohet. Në projektligjin e PD-së është propozuar verifikimi i të kaluarës së kryeredaktorëve dhe redaktorëve të mediave me një tirazh mbi 2000 kopje. Po kështu, Berisha ka propozuar që komisioni që do merret me transparencën e figurës së funksionarëve të lartë të ketë të drejtë të pajisë çdo qytetar të interesuar me një certifikatë ku të vërtetohet mosqenia e tyre spiunë.
Diskutimi
Mësohet se gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, deputeti Besnik Mustafaj ka kërkuar hapjen njëherë e mirë të dosjeve në mënyrë që politika shqiptare të shkëputet nga fantazmat e së kaluarës. “Operacioni për hapjen e dosjeve të kryhet i plotë dhe rrënjësor”, - është shprehur Mustafaj. Ai gjithashtu ka kërkuar dhe një reflektim të politikës dhe shoqërisë për ata njerëz që në vitet e komunizmit kanë bërë bashkëpunëtorin e Sigurimit dhe në vitet ‘90 janë bashkuar me rininë për të dalë në mbrojtje të lindjes së demokracisë. Nga ana tjetër, deputeti Preç Zogaj kërkoi që në sitën e hapjes së dosjeve të vendosen edhe persekutorët, të cilët kanë detyruar ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të kryejnë spiunllëqe në shërbim të komunizmit. Edhe deputetë të tjerë kërkuan që në qendër të ligjit të jetë dënimi i personave që kanë urdhëruar dhe kanë ushtruar presion duke detyruar të tjerë të bëhen bashkëpunëtorë. Pasi sipas tyre, ish-bashkëpunëtorët janë një ndër hallkat që krijoi sistemi komunist dhe shumica e tyre janë vetëm viktima të këtij sistemi.
PDK-ja, takim përkujtimor në nderim të Nënë Terezës në Loreto-Ankona
Dega e PDK-së në Loreto të Ankonas organizoi një ceremoni në përkujtim të veprës dhe jetës së shenjtores shqiptare, Nënë Tereza. Në takim ishin pjesëmarrës emigrantë shqiptarë të rajonit të Markeve si dhe rajoneve të tjera të Italisë, studentë shqiptarë si dhe përfaqësues shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Ndërsa Partia Demokristiane përfaqësohej me sekretaren Erenestina Halili, e cila gjatë fjalës së saj përmendi simbolikën e veprës së Nënë Terezës si nëna e njerëzimit. “Ne shqiptarët e dimë mirë se në historinë tonë më shumë se gjithçka tjetër femra ka qenë dhe mbetet nënë, ajo që mban të bashkuar familjen, që rrit burrat e që është e paprekshme në shenjtërinë e saj. Në programin politik të PDK e kemi në rend të parë forcimin e familjes. Ne të gjithë besojmë se familja është njësia bazë e jetës ku jepet edukim dhe përkushtim për të sotmen dhe të ardhmen e fëmijëve tanë, e qytetarëve tanë”, - është shprehur Halili, e cila ka përcjellë dhe përshëndetjet e kryetarit të PDK-së dhe ministrit të Shëndetësisë, Nard Ndoka. “Në këtë ditë i bëjmë apel ndërgjegjes sonë për përkushtim e dashuri për njerëzit në nevojë brenda dhe jashtë vendit për më shumë përkushtim për nënat dhe respekt e mbështetje për gratë. Zoti na ndihmoftë që zemra jonë t’i përngjajë zemrës së shenjtores Terezë”, ka përfunduar fjalën e saj Halili në këtë takim përkujtimor.
Basha firmos sot në Bruksel përfundimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO
Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, do të marrë pjesë sot në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut, gjatë të cilit do të nënshkruhen Protokollet e Anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Ceremonia e nënshkrimit të Protokolleve të Anëtarësimit shënon përfundimin me sukses të negociatave të Anëtarësimit Shqipëri-NATO, që erdhën pas ftesës në Samitin e Bukureshtit. Nënshkrimi i Protokolleve të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO i hap rrugë ratifikimit të këtyre protokolleve nga vendet anëtare dhe anëtarësimit me të drejta të plota të Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut. Ceremonia e do të fillojë me një takim midis Sekretarit të Përgjithshëm Jaap De Hoop Scheffer dhe ministrit të Jashtëm shqiptar Lulzim Basha dhe ministrit të Jashtëm kroat, Gordan Jandrakovic. Më pas do të fillojë mbledhja e Këshillit të Atlantikut të Veriut, ku pas fjalimeve nga sekretari i Përgjithshëm Scheffer, Dekani i Këshillit të Atlantikut të Veriut dhe ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Kroacisë, do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të Protokolleve të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.
9 Korrik 2008