Ndryshimi i emrave në lista, PS-ja akuzon PD-në për “Mega-Dushk” të ri
Plotësimi i kuotës 30% të grave, PD-ja shton emra të gjinisë femërore në fund të listave. KQZ-ja miraton listën e kandidatëve të PD-së, shtyn për ridiskutim atë të PS-së
Luis Tanushi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike dhe la për rishqyrtim listën e Partisë Socialiste. Shkaku i shtyrjes së regjistrimit të kandidatëve të PS-së ka qenë mosplotësimi i kuotës 30% të grave që partitë politike duhet të plotësojnë. PD-ja ka shtuar në fund të listave të saj një numër më të madh kandidatësh sesa deputetë do të dalin nga qarku. Kjo gjetje nga PD-ja i mundësoi asaj kapërcimin e pragut 30% të grave. Socialistët e quajtën trukun e bërë nga PD-ja si “mega-Dushkun e ri” të zgjedhjeve parlamentare.
Debati
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u përfshi nga debatet në momentin e shqyrtimit të listave të kandidatëve të PD-së. Shkaku i diskutimeve ishte lista me më shumë emra se sa deputetë mund të nxjerrë një qark. Përfaqësuesi i PS-së, Genc Gjoncaj, deklaroi se ky proces rrezikohet që të prodhojë përsëri një mega-Dushk të ri. “Ky është mega-Dushk i ri, nuk mund të sjellësh më shumë emra”, - tha Gjoncaj. Sipas përfaqësuesit të PS-së në KQZ, shtimi i emrave në fund të listës me më shumë emra se sa duhen është e jashtëligjshme. Gjoncaj kërkoi që listat e PD-së të kenë të njëjtin numër që do të nxjerrë qarku.
Përfaqësuesi i PD-së, Niazi Kosovrasti, e justifikoi listën me domosdoshmërinë e zëvendësimit të deputetëve në rast dorëheqjeje pas marrjes së mandatit. Kreu i KQZ-së, Arben Ristani, i quajti të rregullta listat e paraqitura nga PD-ja. Ristani deklaroi se ligji nuk e ndalon një gjë të tillë. Kreu i KQZ-së tha se Kodi Zgjedhor nuk vendos asnjë kufizim për të pasur në listë më shumë kandidatë se sa deputetë do të nxjerrë një qark. “Lista e PS-së ka një mangësi te qarku Lezhë për shkak të kriterit 30%, ndaj duhet ta kthejmë për plotësim. Besoj se brenda ditës së hënë, më së shumti të martën, kjo mangësi do të plotësohet nga PS-ja", - deklaroi kryetari i KQZ-së, Arben Ristani.
Listat
Listat e kandidatëve për deputetë të PS-së u shtynë pas konstatimit nga stafi juridik i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se kjo forcë nuk ka përmbushur detyrimet në qarkun e Lezhës për kuotën 30% të grave. Në këtë qark PS-ja plotësonte vetëm 14% të kuotës së grave. Në ndryshimet e fundit selia rozë hoqi emra kandidatësh meshkujt dhe i zëvendësoi ata me emra kandidatesh femra. Diskutimi për listat e PS-së në qarkun e Lezhës u shty për miratim ditën e hënë. Në listën e PS-së për qarkun e Lezhës janë: Gjok Jaku, Gjovalin Kadeli, Armando Prenga, Ndrec Deda, Dave Gjoka, Luan Dalipi, Fran Marku. Ndërsa Partia Demokratike, me ndryshimet e fundit që bëri para se të shqyrtohej dokumentacioni nga KQZ-ja, shtoi në listat e saj kandidate femra. Shtimi i femrave në listat e PD-së janë bërë në vendet e fundit të listës së kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Partia Demokratike ka përdorur një truk përsa i përket plotësimit të kriterit të përfshirjes së 30 për qind të femrave në lista. Në qarkun e Kukësit, që garohet për 4 mandate, PD-ja ka sjellë një listë me 5 emra, në fund të së cilës është një femër. Të njëjtin veprim selia blu ka bërë edhe për qarkun e Elbasanit. Nga 14 deputetë që do të nxjerrë ky qark, PD-ja ka dorëzuar 16 deputetë, ku dy të fundit janë femra. Listat e PD-së për zgjedhjet e ardhshme kanë në përbërjen e tyre më tepër emra se sa deputetë dalin nga një qark.
Ndryshimet në listën e PD-së
Qarku Emri
Lezhë Shtohet Raimond Hoxha
Dibër Ikën Idriz Xhomara, vjen Dhurata Çupi,
Gjirokastër Ikën Pëllumb Peçani, vjen Shpresa Joanidhi
Vlorë Ikën Bati Çuçuri dhe vjen Agata Mishti
Kukës shtohet Myzejen Aliaj
Elbasan Ikën Ilda Peza dhe Alda Biçoku dhe vijnë Agim Boja dhe Taulant Zeneli,
Shtohet Sokrat Tërbufi dhe Zheni Gjergji
Berat Kule vjen në Tiranë në vend të Migena Reçit
dhe Reçi shkon në vend të Kules
25 Maj 2009