E Diel, 1 Nëntor 2026

Pritet rritje çmimesh për lëndët e para

26/01/2010  Forcimi i dollarit
Forcimi i dollarit ndaj lekut pritet të sjellë rritje çmimesh për mallrat që importohen nga tregjet, ku përdoret monedha amerikane. Ekspertë në fushën e ekonomisë shprehen se ky ndryshim në tregun valutor do të reflektohet në çmimet e lëndëve të para sidomos në karburante, apo edhe produkte ushqimore si mishi e drithërat. Një prej arsyeve që ka çuar në këtë rritje të vlerës së monedhës amerikane në krahasim me monedhën vendase në një moment të tillë, shpjegohet sipas ekspertëve mes rimëkëmbjes që ka nisur të marrë që prej fundit të vitit të kaluar ekonomia amerikane. Nga ana tjetër, rënia e monedhës evropiane ndaj dollarit mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në çmimet e makinerive që mund të importohen nga vendet e Bashkimit Evropian. Në tregun e këmbimit valutor në Tiranë, 1 dollar u ble gjatë ditëve të fundit me rreth 98 lekë dhe u shit me 98.2 lekë, duke shënuar kështu një rritje historike të monedhës amerikane në tregun valutor shqiptar.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›