E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshojnë bilancet për ndërmarrjet me 10 punonjës

23/03/2009  Propozimi i Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit: Kostoja është e lartë

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk do të zbatojnë pasqyrat standarde financiare. Ministria e Financave ka përgatitur projektin për një ndryshim në ligjin për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare. Ky ndryshim është bërë me qëllim që të lehtësohen këto ndërmarrje nga kostoja e përgatitjes së bilanceve, të cilat duhet të bëhen nga ekspertët dhe programet e specializuara.

Vendimi

Sipas relacionit për ndryshimin e bilanceve të këtyre ndërmarrjeve, thekson se për këto shtesa dhe ndryshime të propozuara nismëtar është Këshilli i Kombëtar i Kontabilitetit, i cili merret me hartimin dhe monitorimin e standardeve kombëtare të kontabilitetit. “Propozohet që mikrondërmarrjet të mbajnë kontabilitet dhe të hartojnë pasqyra financiare sipas kritereve të përcaktuara nga Këshilli”, - thuhet në relacion. Zbatimi i këtyre standardeve nga mikrondërmarrjet ka një kosto të lartë që duhet të përballohet nga këto njësi, të cilat sipas ligjit kanë më pak se 10 persona dhe e cila ka një bilanc jo më shumë se 10 milionë lekë. “Këto kosto nuk e përligjin në asnjë rast përfitimin e ulët që kanë mikrondërmarrjet nga informacioni apo pasqyrat financiare të përftuara nga zbatimi i standardeve kombëtare të kontabilitetit”, - thekson relacioni. Ndryshimi vjen pesë muaj pas miratimit të ligjit për funksionimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që caktonte numrin e punonjësve dhe bilancet financiare. Ligji i ri solli një ndarje të re për këto lloj biznesesh. Emërtimi i ndërmarrjeve të vogla, të mesme dhe mikrondërmarrjeve, sipas ligjit të miratuar në tetor të vitit të kaluar, bëhet mbi bazën e numrit të të punësuarve dhe bilanceve financiare vjetore. Numri i të punësuarve korrespondon me numrin e njësive vjetore të punës me kohë të plotë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›