Përfundon rikonstruksioni i “Bregut të lumit”
19/05/2009 Bashkia e Tiranës
Përfundon rikonstruksioni i rrugës “Bregu i lumit”, që ndodhet në pjesën verilindore të kryeqytetit, pjesë e territorit të njësisë bashkiake nr. 11. Realizimi i punimeve dhe rehabilitimi i këtij aksi ka marrë nga të ardhurat e bashkisë së Tiranës një fond prej 27 153 189 lekësh, duke përfshirë gjithashtu zgjerimin e rrugës në të gjithë gjatësinë e saj, si dhe realizimin e trotuareve në të dyja anët. Gjithashtu nëpërmjet këtij projekti është ndërtuar rrjeti i ri i ujërave të bardha si dhe rrjeti i ri i ndriçimit rrugor, i cili më parë nuk ekzistonte, që është mundësuar përmes vendosjes së 20 ndriçuesve të lartë në distance të caktuara përgjatë gjithë zonës së banimit. Vëmendje e veçantë i është kushtuar dhe shtimit të sipërfaqes së gjelbër, e cila do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Për sa i përket gjelbërimit, si një komponent me rëndësi në plotësimin dhe krijimin e një infrastrukture sa më të përshtatshme për banorët e zonës, janë mbjellë 130 pemë bliri aromatik në të dyja anët përgjatë rrugës. I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit, kryebashkiaku Edia Rama është shprehur se do të ketë të tjera zona që do t’i nënshtrohen rehabilitimit, sidomos ato me periferiket, që shfaqin problem të shumta me infrastrukturën. Përveç rrugëve është pohuar se do të ndërhyhet edhe në objektet publike, siç mund të jenë rikonstruksioni i godinave arsimore etj. “Ne do të rinisim një punë kolosale të qeverisë kombëtare për Tiranën dhe në një aleancë të paparë deri më sot mes qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës do ta bëjmë Tiranën evropiane shumë herë më shpejt dhe do t’u japim fëmijëve tanë shumë herë më shpejt një Tiranë që do të jetë Tirana e çdo qytetari e qytetareje të Bashkimit Evropian e ndërkohë pas kësaj Tirane do të vijnë me vrap të gjitha qytetet, të gjitha komunat e vendit dhe Shqipëria do të transformohet në katër vjetët e ardhshëm, ashtu siç nuk është transformuar në këta 18 vjet të marra së bashku”, - ka deklaruar Rama. Ai ka shtuar se me votën e 28 qershorit banorët e kryeqytetit në të gjitha skajet e tij, në çdo periferi, edhe në qendër, do të kenë jo vetëm një bashki që punon ditë e natë për ta, por edhe një qeveri kombëtare, që do t’i kthejë sytë nga problemet e tyre.