Ndryshon konkursi, në korrik testi special tek Artet, Arkitektura dhe Sporti
Maturantët që synojnë të ndjekin Arkitekturën, Akademinë e Arteve apo Akademinë e Edukimit Fizik e Sporteve, do ta japin provimin në muajin korrik. Lajmin e bënë të ditur për gazetën "Shqip" titullarët e këtyre institucioneve. Rektori i Akademisë së Arteve, Petrit Malaj, u shpreh se "për herë të parë këtë vit, kandidatët për studentë do të zhvillojnë konkursin në gjysmën e dytë të muajit korrik, në datat 16 deri më 30. Ai sqaroi se ky është vendimi që ka marrë Ministria e Arsimit pas konsultimit me autoritetet universitare. Ndërsa dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Andrea Maliqari, deklaroi se maturantët që konkurrojnë tek Arkitektura do të testohen në datat 16 dhe 17 korrik. Për sa i përket akademisë së sporteve "Vojo Kushi", rektori Vesel Rizvanolli shprehet se "për të gjitha degët e këtij universiteti testi special do të jetë në datat 15-20 korrik. Pra, direkt pas provimeve të maturës, konkurrentët do të ballafaqohen me testin special.
Për vetë specifikën që kanë artet, sporti dhe arkitektura i përzgjedhin studentët fitues në bazë të talentit. Ndaj përpos katër provimeve të maturës, konkurrentët në secilën prej këtyre fakulteteve zhvillojnë një test special, që këtë vit do të jetë direkt pas provimeve të maturës, në datat 15 deri në 30 korrik. Testi special ka peshën kryesore të pikëve. Kështu, një kandidat për tek Artet merr 80 për qind të pikëve nga paraqitja që bën para komisionit (testi special) dhe vetëm 20 për qind nga katër provimet e Maturës Shtetërore. Tek Arkitektura dhe Akademia Sportive raporti është 65 për qind të pikëve testi special dhe 35 për qind provimet e maturës.
Fituesit
Ky ndryshim në periudhën e konkurrimit bëhet për arsyen se Ministria e Arsimit do t‘i shpallë të gjithë fituesit e shkollave të larta në muajin shtator. Sipas këtij dikasteri, vitet e kaluara ka pasur probleme në regjistrimin e fituesve duke shkuar afati i regjistrimit të fituesve deri në nëntor apo dhjetor. Pas konsultimeve të gjata mes zyrtarëve të MASH dhe drejtuesve universitarë, është vendosur që konkursi në këto degë nga shtatori të afrohej në korrik. Drejtuesit e universiteteve mësohet të kenë kundërshtuar propozimin e MASH-it me argumentin se muaji korrik është shumë afër dhe maturantët nuk kanë kohë të përgatiten. Por kjo kërkesë nuk është marrë parasysh. Ndaj tani gjithçka është vendosur që në korrik të përfundojnë gjithë provimet për përzgjedhjen e studentëve të rinj.
Artet
Akademia e Arteve do të ketë edhe periudhën më të gjatë kohore për testimin e të rinjve. Sipas rektorit Malaj, dy javët e fundit të korrikut do të jenë në dispozicion të konkurseve. Në ndryshim nga provimet e maturës, nxënësit vlerësohen në mënyrë të sekretuar (pa identitet). Te provimi special i degëve të Arteve, kandidatët vlerësohen me identitet të plotë, duke paraqitur talentin e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë para komisioneve përzgjedhëse. Çdo komision duhet të ketë minimumi tre anëtarë. Është kusht që ata të mos kenë konflikt interesi. Për këtë duhet të lëshojnë një deklaratë me shkrim, ku shkruhet se nuk kanë punuar me asnjërin nga kandidatët gjatë periudhës përgatitore për konkurs. Kështu, për Akademinë e Arteve testi special ka 80 për qind të pikëve, ndërsa katër provimet e maturës 20 për qind të pikëve. Numri maksimal i pikëve është 300, prej të cilave 240 kandidati i merr me atë çka jep para komisionit në datat 16-30 korrik dhe 60 pikë me notat që merr në dy lëndët me zgjedhje dhe në dy të detyruarat që jepen në periudhën 9 qershor-10 korrik.
Datat e konkurseve
Akademia e edukimit fizik dhe sporteve, "Vojo Kushi"
Konkursi për Volejboll, Futboll, Basketboll, Gjimnastikë dhe Atletikë në datat 15-20 korrik
Akademia e Arteve të Bukura
Konkursi në Fakultetin e Artit Skenik, Arteve Figurative dhe Muzikës në datat 16-30 korrik
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit
Konkursi në degën e Arkitekturës në dy data, 16 dhe 17 korrik