Sezoni turistik, fillon kontrolli i hoteleve
Rritja e temperaturave dhe çelja e sezonit turistik nuk mjafton për pushime të sigurta. Për të pushuar siç duhet në vendet turistike që ofron vendi, nevojiten kushte të përshtatshme, siguri ushqimore e shëndetësore. Konkretisht, për të parandaluar epidemitë apo problemet shëndetësore, pas nisjes së sezonit turistik, Ministria e Shëndetësisë ka nisur të organizojë punën. Një urdhër i ministrit Nard Ndoka po qarkullon në të gjitha drejtoritë rajonale. Në radhë të parë, pika kryesore e këtij urdhri është sigurimi i shërbimit shëndetësor 24-orësh për të gjithë pushuesit në zonat turistike të vendit. Strukturat shëndetësore konfirmojnë se me numrin e punonjësve dhe me infrastrukturën aktuale mund të përballojnë nevojat për shërbim shëndetësor, në zonat turistike të vendit. Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë kërkon që drejtoritë rajonale shëndetësore të kontrollojnë punën për të ofruar shërbim 24 orësh në qendrat shëndetësore në të gjitha zonat turistike, t‘i furnizojnë ato me medikamente, si dhe të jenë në gatishmëri për transportin mjekësor. "Të fuqizohen kontrollet higjieno-sanitare dhe epidemiologjike në zonat turistike, për parandalimin e shfaqjes së epidemive. Të ketë kontroll të përditshëm të ujit të pijshëm, dezinfektimin dhe marrjen e analizave për treguesit fiziko-kimikë e mikrobiologjikë, duke bërë matjen e klorit dy herë në ditë", shkruhet në shkresën zyrtare.
Urdhri parashikon kontrollin e hoteleve, restoranteve dhe pikave të tregtimit të produkteve ushqimore, për zbatimin e rregullave të përgjithshme të higjienës dhe veçanërisht në zbatimin e normave për ruajtjen dhe tregtimin e produkteve ushqimore. Po ashtu kërkohet nga drejtoritë marrja e masave për dezinfektimin e mjediseve të brendshme dhe të jashtme të zonave të pushimit. "Të ushtrohen kontrolle higjieno-sanitare për gjendjen e mjedisit e veçanërisht për grumbullimin, largimin e përpunimin e mbeturinave urbane, si dhe ujërave të zeza nga gropat septike", urdhëron ministri. Veç zbatimit të pikave të mësipërme, drejtoritë rajonale kanë edhe dy detyra kryesore.
Drejtoritë e spitaleve të zonave turistike të marrin masa dhe të presin të sëmurët për trajtim spitalor, duke planifikuar dhe shtretër rezervë, në rast nevoje. Çdo datë 30 të muajit, për veprimtarinë e kryer, problemet dhe masat e marra, të dërgohet informacion me shkrim në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe të informohen organet e qeverisjes vendore.