Ndryshon skema e provimeve të lirimit
Për herë të parë këtë vit, klasat e nënta do ti zhvillojnë provimet e lirimit me rregulla të ngjashme me ato të maturës shtetërore. Provimi i parë i gjuhës shqipe do të zhvillohet më 13 qershor, dhe drejtoritë arsimore përkatëse, të cilat do të menaxhojnë procesin, po përgatiten për këtë fazë.
Sipas, Fatmir Vejsiut, drejtor i politikave parauniverisitare në MASH, ky proces do të jetë më i ngarkuar se ai i maturës, për shkak të numrit më të madh të nxënësve që do të përfshihen në provim. Sipas Vejsiut, ky standard i r provimesh për klasat e nënta, bëhet për të dhënë më shumë garanci në vlerësimin e dijeve, i cili këtë herë do të jetë i jashtëm. Megjithatë, edhe pse pretendohet ai nuk do të jetë edhe aq strikt sa matura shtetërore. Në privimet e lirimit sivjet do të marrin pjesë mbi 54 mijë nxënës në të gjithë vendin data e parë e këtij procesi është 13 qershori dhe data e fundit 20 qershori. Provimi do të administrohet nga Drejtoritë dhe Zyrat arsimore përkatëse, të cilat do të menaxhojnë edhe korrigjimin e testeve. I gjithë procesi do të monitorohet nga specialistë të MASH.