Tropoja mes luftës dhe Paqes
Nga Av Rajmonda LAMNICA
Tropoja ka një histori me politikën ndër më anormalet në këto 18 vjet demokraci. Është për të ardhur keq që një gjë e tillë ka ndodhur. Tropoja, vendlindja e Sali Berishës, kryeministrit aktual të Shqipërisë, ish presidentit, liderit të Dhjetorit të 90-ës Azem Hajdarit dhe e shumë politikanëve të tjerë të tjera modeleve dhe niveleve. Mbas vitit 1997 kur shteti ra tamam si një shtet kartoni, bisha komuniste e rikthyer në pushtet me anë të armëve ju hakërrye Tropojës në një mënyrë mjaft të tmerrshme. Sigurisht një gjë e tillë ka ndodhur duke përdorur elementë të veçantë të asaj periudhe, të cilët më pas patën një fund tragjik. Tropoja me një numër popullsie relativisht të vogël, por të shkolluar në të gjitha periudhat e historisë së Shqipërisë u vu në shënjestër keq mbas marsit të vitit 1997. Për shumë veta tashmë kjo është një histori e largët, por në fakt nuk duhet të fshihet aq lehtë nga kujtesa e njerëzve. Në shumë vite rresht kur opozita e asaj kohe e kryesuar nga kryeministri aktual bënte mitingje të përditshme, dhjetëra tropojanë me banim në Tiranë e kanë gdhirë gjithë natën nëpër burgje dhe komisariate, duke u rrahur dhe keqtrajtuar në një mënyrë çnjerëzore kot pa asnjë lloj arsye, ku në atë kohë në pushtet ishin Ceka dhe Imami që dikur shkonin me tre gishta në Vlorë. Sigurisht që këto historira nuk mund të harrohen edhe aq lehtë. Pavarësisht se Tropoja në histori ka pasur dhe do të ketë gjithmonë vlera dhe nuk është quajtur kot Malësia e mirë, pasi ka ditur që shumë e shumë gjëra ti kalojë pas krahëve dhe të vazhdojë përpara në shumë periudha të historisë dhe të ekzistencës së saj, duke i dhënë kombit figura të shquara të historisë që nga Haxhi Zeka e Bajram Curri dhe deri tani. Mbas vitit 1997 në Tropojë u fut pa kriter gjakmarrja, shumë fise të nderuara ndër breza, u futen në një konflikt të armatosur, kryesisht për bindje të pastra politike. Në qoftë se në Berat, Fier, Lushnje e më gjerë janë vrarë njerëzit për drogë dhe për prostituta, në Tropojë janë bërë vrasje të pastra politike. Një rol të madh në atë katrahurë ka edhe ish lideri majtist Fatos Nano që disa ma reklamojnë si politikan modern dhe liberal, gjë që nuk është aspak e vërtetë, pasi dora e tij ishte e para që ndërseu vrasje në Tropojë, duke vijuar më pas me Skënder Gjinushin, i cili nuk e di si mund të vazhdojë të ndyjë akoma kolltukun e deputetit shqiptar me personin e tij. Para pak netësh ndiqja emisionin Top Story, ku ishin të ftuar përfaqësues të maxhorancës dhe të opozitës për qarqet Dibër dhe Kukës. Në qarkun e Kukësit fatkeqësisht bën pjesë edhe Tropoja dy rrethe që nuk kanë pasur asnjëherë lidhje në historinë e tyre, për asgjë. Në atë debat një djalë nga Tropoja i quajtur Fatmir Hoxha ish prokuror në Shkodër kishte vendosur ti hynte politikës nën siglën e Edi Ramës. Në fakt për momentin kur e pashë u çudita, e kisha dëgjuar të flitej si muhabet por nuk e kisha besuar. Atë natë z. Noka dhe z. Gjana dy përfaqësues të maxhorancës aktuale nuk e linin të fliste dhe deri diku ja bënë mirë, përderisa u kishte lënë shkak. Fatmir Hoxha rrjedh nga një familje e persekutuat politikisht dhe me shumë probleme me të majtën aktuale edhe gjatë kohës kur këta të fundit ishin 8 vjet në pushtet. Pse ky person ka marrë këtë vendim, në fund të fundit është vendimi personal i një personi në moshë madhore, prokuror për disa vjet. Por nuk më shkon ndërmend që Tropojën e duan më shumë se Fatmir Hoxha as z. Noka as z Gjana, për këtë kam një siguri maksimale. Unë nuk mendoj se z. Hoxha e ka bërë as për interesa ekonomike dhe as për tu përdorur politikisht nga Edi Rama. Në fund të fundit në shkatërrimin e Tropojës pati edhe PD-ja pjesën e vet të fajit. Askush nga liderët e të djathtës aktuale tropojanë ose jo nuk dhanë kurrë një mesazh paqeje për popullin e Tropojës në kulmin e shkatërrimit të vet. Indiferenca ishte në maksimum për shumë e shumë vite. Berishën e kishin zënë ngushtë, me sloganin pse Berisha nuk shkon në Tropojë. Shumë mirë ka bërë që nuk ka shkuar. Të gjithë ata që i kanë thënë të shkonte donin ta shihnin Berishën të vdekur, qoftë nga maxhoranca, apo nga opozita. Me inteligjencën e tij finoke bëri mirë që nuk ra kurrë në kurth. Nuk e di se kush mund të ketë dyshime se Berishën nuk e duan në Tropojë. Berisha ka fituar dhe do të fitojë në Tropojë nëse do të jetë 100 vjet në politikë, për këtë të mos ketë askush as më të voglin dyshim, as Edi Rama duke bërë këngën çohu në tragetin e Linjës Koman-Fierzë, as duke shkuar në Bajram Curri. Tropojanët kanë qenë, janë dhe do të jenë historikisht mikpritës të pritshëm, me tiparet e mrekullueshme të një shqiptari të vërtetë. Do ta presin Edin dhe të gjithë politikanët që do të shkojnë atje për të bërë politikë dhe sigurisht që Edi Rama nuk ka pse urrehet në Tropojë siç është urryer Nano, Gjinushi, apo Fatos Klosi, por askush nuk mund të guxojë tia përmendë Berishës Tropojën shko, apo nuk shko. Në fund të fundit Tropoja është vendi ku Berisha ka lindur, ka kujtimet e tij dhe të familjes së tij. Një përqindje jashtëzakonisht e madhe e tropojanëve jetojnë në Tiranë, e kanë mbështetur Berishën që në fillimet e karrierës së tij, e kanë mbështetur në 97-ën kur të tjerët fshiheshin si mijtë dhe nxorën kokën atëherë kur filloi të ndjehej era e mishit të pjekur që nga larg. Mbas 18 vjetësh demokraci në Tropojë ka dalë një kandidat për deputet për të djathtën që nuk ka asnjë lloj lidhje me të majtën Besnik Dusha, një djalë ish i persekutuar politikisht, për të kandiduar për të djathtën, ndoshta, është zgjedhja më e mirë që Berisha ka bërë në këto vite demokracie për kandidaturën e krahut të djathtë. Një politikë të tillë duhet të ndjekin me të gjithë ish të persekutuarit që të mos shkojnë pastaj të kandidojnë për Edi Ramën, jo vetëm në Tropojë por në të gjithë Shqipërinë pasi ai që është i djathë do të ngelet i tillë dhe mendoj se Tropoja ka burra të zgjuar që kanë ditur të vendosin jo vetëm për fatet e veta, por edhe të Shqipërisë e të kombit. Sigurisht as mua si demokrate, si ish e persekutuar nuk më vjen mirë që shkoj tek Aluizni dhe gjej Halil Elezin Drejtor personeli. Ka shumë të djathë që rrinë rrugëve i dashur kryeministër, siç ka edhe të vëllanë Mehmetin, Ambasador në Zyrih, por janë pozicione pak të tepërta për të dy këta ish byroistë të Partisë së Punës, njëri në Komitetin qendror, tjetri në komitetin lokal dhe kësi sejmenësh gjen në të gjitha institucionet dhe në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Në momentet që fiton e djathta duhet ti shijojnë postet të djathtët i nderuar kryetar dhe kryeministër, se këta zotërinj që po majmen tek ju, votat i kanë për Edi Ramën dhe kanë edhe disa histori në të shkuarën, që sigurisht i ndjek mbrapa dhe nëse të duhet elektorati i djathtë që ta mbash, jepi dhe pushtetin të djathtëve, se nuk ka më budallenj as në Tropojë dhe as në Shqipëri dhe rasti i Fatmirit nuk përsëritet më.