E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvritet polici i Burgut 325, dyshime për depresionin



TIRANË – Një polic i Drejtorisë së Burgjeve në kryeqytet i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit. Burimet zyrtare të Policisë së qarkut Tiranë bënë të ditur se ngjarja ndodhi mbrëmë dhe viktima është shtetasi Elton Dashi. I vetëvrari, në moshën 33 vjeç, ishte polic në Burgun 325. Dashi u vetëvra me një plumb në kokë teksa ndodhej në banesën e tij në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe mori dëshmitë e para të familjarëve. Duke iu referuar burimeve, polici i burgjeve kishte shfaqur çrregullime muajt e fundit, me shenja të theksuara depresioni. Dyshohet se Dashi kishte probleme ekonomike, të cilat mendohet ta kenë rënduar shëndetin mendor. Specialistët e Policisë së qarkut Tiranë sekuestruan armën me të cilën u krye vetëvrasja dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje. Kohët e fundit janë shtuar ndjeshëm rastet e vetëvrasjeve, ku numrin më të lartë e mbajnë zonat urbane, përfshirë edhe kryeqytetin. Shkaqet kryesore që sjellin rastet e vetëvrasjeve listohen varfëria, apo mostrajtimi klinik i sëmundjeve mendore.

22 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›