Publikohet sot formulari A2, 10 preferenca për pranimet në universitete
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të publikojë sot formularin A2, përmes të cilit maturantët do të aplikojnë për studimet e larta. Pranimi në universitete për vitin e ardhshëm akademik do të bazohet në preferencat e maturantëve, të cilat do të listohen sipas rendit zbritës në formularin A2. Grupet e punës në APRIAL, që kanë detajuar këtë formular, pohojnë se edhe për maturën e këtij viti, plotësimi do të jetë i njëjtë, çka do të thotë se maturantët do të përzgjedhin sërish dhjetë degët më të preferuara sipas një rendi zbritës.
Nëpërmjet këtij listimi do të bëhet dhe renditja e fituesve pas mbylljes së procedurës përllogaritëse të komponentëve përbërës të maturës së 2009-ës. Në fillim të muajit të ardhshëm pritet që ky formular të shpërndahet në shkolla. Në provimet me zgjedhje kanë të drejtën që të përfshihen vetëm ata kandidatë që kanë arritur të marrin nota kaluese në të dy provimet e detyruara. Gjithashtu janë përcaktuar dhe një sërë institucionesh të arsimit të lartë, që nuk do t'i japin rëndësi provimeve me zgjedhje, por pjesës speciale për pranimin e studentëve të rinj gjatë këtij viti. Përjashtim në këtë rast do të përbëjë vetëm dega e Arkitekturës.
Afatet
Sipas afateve të përcaktuara në rregullore, Ministria e Arsimit miraton sot formularin A2 ( që ka të bëjë me të dhënat e nxënësve që kanë marrë provimet e detyruara, me notën mesatare dhe përzgjedhjen e degëve të shkollave të larta ku dëshiron të studiojnë). Plotësimi i këtij formulari nga ana e maturantëve do të realizohet gjatë muajit qershor përkundrejt afatit kohor të caktuar. Gara e provimeve për këtë vit përfshin një sërë ndryshimesh për lëndët me zgjedhje, ku është vendosur që për akademitë sportive dhe artistike të mos zhvillohen provimet me zgjedhje. Kandidatët që duan të ndjekin studimet e larta në këto profile akademike, do të përzgjidhen në bazë të rezultateve që do të arrijnë në testimin e pjesës speciale të konkursit. Bazuar dhe në llojin e degës, konkursi special për këto kandidatë do të zërë deri në 80 për qind të peshës përzgjedhëse të kandidatëve fitues për në universitet. Pjesa tjetër do t'i atribuohet mesatares së shkollës së mesme. Përjashtim në këtë rast do të bëjë vetëm dega e arkitekturës, e cila do të japë dhe pjesën speciale, por dhe atë të lëndëve me zgjedhje, sepse kërkohet që maturantët që përzgjedhin këtë degë, të kenë aftësi edhe në fusha të tjera, të cilat janë të domosdoshme. Megjithatë para se të nisë plotësimi i formularit do të publikohen edhe koeficientet e shkollave të mesme, në mënyrë të tillë që maturantët të bëjnë llogaritë paraprake vetë, që të rezultojnë fitues në degët ku kanë më shumë probabilitet për të fituar.
Konsultimet
Ashtu si dhe vitin e shkuar për të gjitha lëndët që jepen në provimet e Maturës Shtetërore do të zhvillohen konsultimet përkatëse për orientimin e maturantëve. Për dy provimet e detyruara është përcaktuar që zhvillimi i konsultimeve do të bëhet menjëherë sapo të mbarojë viti shkollor. Për të dy lëndët e detyruara është vendosur që ndërmjet datave të provimeve të zhvillohen një javë konsultime për të gjithë nxënësit bashkë. Ndërsa për lëndët me zgjedhje periudha e përgatitjes me mësuesit do të zhvillohet e grupuar sipas preferencave të përzgjedhura nga vetë maturantët. Gjatë kësaj faze mësuesit e lëndëve përkatëse do të orientojnë maturantët në lidhje me temat që duhet të mësojnë, kjo bazuar në programet orientuese që janë hartuar nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, që tashmë janë shpërndarë nëpër shkolla.