E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshon vendimi për pensionet. Pagat e reja sipas kualifikimit

 

Gazeta boton sot të plota pagat për nëpunësit e nivelit të tretë bashkë me shtesat që përfitojnë të punësuarit në bazë të specializimeve dhe titujve. Në kategorinë e tretë bëjnë pjesë administrata e drejtorive rajonale. Të punësuarit që përfitojnë rritje janë ata që merren me “koordinimin e mendimit dhe opsioneve të reja politike për një fushë të caktuar të specialitetit, zbatimin e politikave në këtë nivel, përgatitjen e propozimeve përfundimtare, të cilat duhen aprovuar nga niveli menaxhues më i lartë. Kjo klasë bën të mundur gjithashtu, edhe zgjidhjen e problemeve komplekse që lidhen me menaxhimin e projekteve të mëdha ose sektorëve/njësive brenda institucionit. Në këtë klasë bëjnë pjesë kategoritë: përgjegjës sektori, dhe specialist i nivelit të lartë. Ndërsa në klasën e katër, të punësuarit merren me “zbatimin e politikave ekzistuese, koordinimin e aktiviteteve të stafit mbështetës si dhe formulimin dhe vlerësimin e opsioneve politike mbi një fushë të caktuar, duke u bazuar në eksperiencën profesionale të fushës, njohuritë e specialitetit, analizën e informacionit dhe kërkimin. Në këtë klasë bëjnë pjesë kategoritë: specialist i nivelit të mesëm dhe specialist.

Ndryshon vendimi, rritja e pensionit në fshat 22%

Vendimi për rritjen e pensioneve është rishikuar brenda disa ditësh. Ministria e Financave ka vendosur të shtojë në 22 për qind përfitimin e pensionistëve të fshatit dhe të lejë të pandryshuar përfitimet për qytetin. Gazeta boton të plotë vendimin e ri me përllogaritjet. Kështu par rritjes së re, pensioni i fshatit, pa kompensimet bëhet 6344 lekë, nga 3430 lekë që ishte në vitin 2005. Bashkë me kompensimet, pensioni i fshatit bëhet 7260 lekë, ose dyfishi i 3630 lekëve që ishte në vitin 2005. Pensionet e qytetit rriten me 8 për qind. Sidoqoftë, pensionet minimale do të përfitojnë edhe një rritje tjetër në formë kompensimi prej 190 lekësh, dhe në total rritja do të shkojë në 10 për qind. Sipas vendimit, “pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, nuk caktohen më pak se 10.276 lekë në muaj dhe më shumë se 20.552 lekë në muaj”. Kjo si pension bazë, por në fakt, bashkë me shtesën, nga sot, një pensionist me pension minimal në qytet do të jetë 12.226 lekë në muaj. Kjo si shumë e llogaritur bashkë me kompensimet e energjisë, bukës dhe të tjera të këtij lloji. Ndërsa pensionet e tjera mbi këtë shumë do të rriten me 8 për qind, dy për qind më pak se sa premtimi i bërë gjatë këtyre muajve.

VENDIM PER RRITJEN E PENSIONEVE

Këshilli i Ministrave Vendosi:
Rritjen, në masën 8 për qind të:
Pensioneve të plota, të pjesshme dhe të parakohshme, të pleqërisë, të pensioneve për merita të veçanta dhe për vjetërsi shërbimi
Pensioneve të posaçme shtetërore dhe të shtesave të pensioneve të posaçme shtetërore
Shtesës mujore, të përfituar nga vendimin «Për kriteret e trajtimit të invalidëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar»;
Pensioneve të caktuara me dekretin «Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut», miratuar më 24.02.1994.
Shtesës mbi pension, të dhëna në përputhje me nenet 33 të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 «Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë», të ndryshuar.
Rritjen, në masën 10 për qind të pensioneve të plota, të pjesshme dhe të reduktuara të invaliditetit dhe te pensioneve familjare
Rritjen, në masën 22 për qind të:
pensioneve, të plota dhe të pjesshme, të pleqërisë, të pensioneve të invaliditetit, dhe pensioneve familjare, të caktuara në përputhje me ligjin «Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë»;
Rritjen e përfitojnë edhe pensionet, të cilat caktohen nga data 01.05.2009 e në vazhdim, me kusht që data e fillimit të pensionit apo trajtimit, të jetë deri më 30.04.2009, përfshirë edhe këtë datë.
Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, që kanë datë fillimi nga 01.05.2009 e në vazhdim, nuk caktohen më pak se 10.276 (Dhjetëmijë e dyqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë në muaj dhe më shumë se 20.552 (njëzetmijë e pesëqind e pesëdhjetë e dy) lekë në muaj.
Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit dhe pensionet e plota familjare, të caktuara në përputhje me paragrafin e katërt, të nenit 96 të ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 «Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë», të ndryshuar, më datë fillimi nga 01.05.2009 e në vazhdim, nuk caktohen më pak se 6344 (Gjashtëmijë e dyqind e dyzet) lekë në muaj.
Pas rritjes së pensionit sipas përcaktimeve të këtij vendimi kompensohen me:
190  lekë në muaj, pensionistët që përfitojnë pension të plotë pleqërie minimal, kur të ardhurat mujore nga pensioni dhe nga kompensimet janë deri në 12.036 lekë.
Deri në 190 lekë në muaj, por në përpjesëtim të pensionit individual me pensionin e plotë minimal, pensionistët që përfitojnë pension të pjesshëm pleqërie, kur marrin pension të pjesshëm  është deri në 10.275 lekë në muaj. Këta pensionistë do të vazhdojnë të përfitojnë kompensimin e llogaritur sipas vendimeve “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”, “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”, “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”.
Deri në 190 lekë në muaj, për pensionistët që marrin pension pleqërie qyteti më të lartë se pensioni minimal, kur masën e pensionit plus kompensimet e kanë nga 12.037 deri në shumën 12.226 lekë.
Kompensimin deri në 190 lekë në muaj e përfitojnë edhe pensionistët që do të marrin pensione pleqërie, pensione invaliditeti dhe pensione familjare, kur shuma e të ardhurave mujore është deri në 12.226 lekë.
Pas rritjes së pensioneve të ardhurat minimale nga pensionet e plota të pleqërisë në qytet nuk mund të jenë më të vogla se 12.226 lekë në muaj, ndërsa të ardhurat minimale nga pensionet e plota të fshatit nuk mund të jenë më pak se 7260 lekë në muaj.

rritja e pagave per administraten

Shtesa për kualifikimet

Pozicioni:
Titullar i institucionet
Kualifikimi        Profesor
Shtesa            30.000
Pozicioni:
Titullar i institucionet
Kualifikimi        Profesor i asociuar
Shtesa            25.000
Pozicioni:
Zëvendëstitullar i institucionit. Drejtor drejtorie në institucion. Përgjegjës departamenti. Anëtar i komitetit shtetëror të kulteve.
Kualifikimi        Doktor i shkencave
Shtesa            20.000
Kualifikimi        Doktor i shkencave
Shtesa            25.000
Pozicioni:
Përgjegjës sektori. Menaxher trajnimi. Inspektor. Specialist. Të gjitha pozicionet e tjera në të njëjtën kategori me pozicionet ‘Përgjegjës sektori’ dhe ‘Specialist’. Punonjësit e trupës artistike në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor, Qendrës Kombëtarë të Kulturës për Fëmijë dhe Qendrën Kulturore të Ushtrisë. Ekspert mjeko-ligjor në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Kryeinxhinier në strukturat e Forcave të Armatosura. Ekspert toksikologo-ligjor në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ekspert psikiatër-ligjor në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ekspert biologo-ligjor në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ekspert mjeko-ligjor pranë Gjykatave të Apelit. Inspektor në administratën e Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit. Kancelar në universitet.
Kualifikime     Studime të thelluara pasuniversitare
        master i nivelit të dytë/studime
        specializuese afatgjata.
Shtesa        10.000
Kualifikime    Studime të thelluara
        pasuniversitare/master i nivelit
        të dytë.
Shtesa        20.000
Shënim: Vlerat 20.000 lekë, për diplomat ‘Master i nivelit të dytë/Studime të thelluara pasuniversitare’ dhe 25.000 lekë për gradën shkencore ‘Doktor i shkencave’, aplikohen për nëpunësit që i kanë përfituar diplomat përkatëse në universitet, apo shkollat e larta të vendeve të përcaktuara sipas listës që i bashkëlidhet udhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Ministrisë së Financave dhe Departamentit të Administratës Publike.

Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve në institucionet qendrore të grupit të tretë.
Pozicioni:
Titullar i institucionit. Kapiten i përgjithshëm i Kapitenerisë së Përgjithshme të Porteve.
Kategoria            III-a
Paga e grupit        1200
Shtesa e pozicionit        69.000
Pozicioni:
Drejtor drejtorie. Zv/kapiten i Kapitenerisë së Përgjithshme të Porteve. Përgjegjës i shtëpisë së pushimit në strukturat e Forcave të Armatosura.
Kategoria            III-b
Paga e grupit        1200
Shtesa e pozicionit        52.000
Pozicioni:
Përgjegjës sektori. Inspektor.
Kategoria            IV-a
Paga e grupit        1200
Shtesa e pozicionit        41.000
Pozicioni:
Specialist.
Kategoria            IV-b
Paga e grupit        1200
Shtesa e pozicionit        31.000
Pozicioni:
Specialist. Restaurator. Lektor. Akrivist/Katalogist. Historian. Zëvendësshef i shëndetësisë në Forcat e Armatosura. Mjek në Forcat e Armatosura.
Kategoria            IV-c
Paga e grupit        1200
Shtesa e pozicionit        23.000

Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve të institucioneve rajonale/vendore në varësi të ministrave të linjës, të institucioneve rajonale/vendore, të punonjësve që kryejnë funksione të deleguara të pushtetit qendror në pushtetin vendor të bordeve të kullimit si dhe të punonjësve civilë në qendrat e rekrutimit dhe mobilizimit dhe komandat e mbështetjes rajonale.
Pozicioni:
Titullar i institucionit rajonal. Kryetar i zyrës së Përmbarimit. Drejtor i zyrës vendore të shërbimit të provës. Kryetar i degës së Thesarit, Tiranë. Përgjegjës i degëve të thesarit në qendër qarku. Përgjegjës seksioni në seksionit e administrimit dhe të mbrojtjes së tokës në qarqe. Kryeinspektor në inspektoratet e mbrojtjes së tokës në qarqe.
Kategoria            III-b
Paga e grupit        12.000
Shtesa e pozicionit        52.000
Pozicioni:
Titullar i institucionit vendor. Përgjegjës sektori në institucionet rajonale. Përgjegjës sektori në degën e Thesarit, Tiranë. Përgjegjës të degëve vendore të thesarit. Përgjegjës i zyrës së gjendjes civile në bashki (si funksion i deleguar). Përmbarues gjyqësor në zyrat e përmbarimit gjyqësor. Specialist në zyrën vendore të shërbimit të provës.
Kategoria            IV-a
Paga e grupit        12.000
Shtesa e pozicionit        41.000
Pozicioni:
përgjegjës sektori i institucionit vendor. Përgjegjës i zyrës së gjendjes civile në komuna. Specialist i zyrës së gjendjes civile në bashki. Specialist në institucionet rajonale. Restaurator arti. Arkitekt. Inspektor në inspektoratin e mbrojtjes së tokës në qarqe. Specialist në degët e thesarit. Inspektor pune. Inspektor të sistemit të Ministrisë së Bujqësisë.
Kategoria            IV-b
Paga e grupit        12.000
Shtesa e pozicionit        31.000
Pozicioni:
Specialist në institucionet vendore. Specialist i zyrës së gjendjes civile në komuna. Restaurator. Instruktor. Piktor. Sekretar deputeti. Kontrollor pune.
Kategoria            IV-c
Paga e grupit        12.000
Shtesa e pozicionit        23.000

Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve të zyrave rajonale të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
Pozicioni:
Titullar i institucionit.
Kategoria                III-b
Paga e grupit            12.000
Shtesa e pozicionit            52.000
Shtesa për kushte pune         16.500
Pozicioni:
Përgjegjës sektori
Kategoria                IV-a
Paga e grupit            12.000
Shtesa e pozicionit            41.000
Shtesa për kushte pune         10.000
Pozicioni:
Specialist në institucionet rajonale
Kategoria                IV-b
Paga e grupit            12.000
Shtesa e pozicionit            31.000
Shtesa për kushte pune         10.000

Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve në komisionet vendore të shqyrtimit të vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore, pranë prefektit të qarkut.
Pozicioni:
Titullar i institucionit pranë prefektit të qarkut Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Lezhë, Shkodër, Tiranë, Vlorë.
Kategoria                III-a
Paga e grupit            12.000
Shtesa e pozicionit            69.000
Pozicioni:
Titullar i institucionit pranë prefektit të qarkut Berat, Dibër, Gjirokastër, Kukës.
Kategoria                III-b
Paga e grupit            12.000
Shtesa e pozicionit            52.000
Pozicioni:
Titullar i institucionit pranë prefektit të qarkut Berat, Dibër, Gjirokastër, Kukës.
Kategoria                III-b
Paga e grupit            12.000
Shtesa e pozicionit            52.000
Pozicioni:
Specialist në komisionet vendore pranë prefektit të qarkut Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Lezhë, Shkodër, Tiranë, Vlorë.
Kategoria                IV-a
Paga e grupit             12.000
Shtesa e pozicionit            41.000
Shtesa për kushte pune        5.000
Pozicioni:
Specialist në komisionet vendore pranë prefektit të qarkut Berat, Dibër, Gjirokastër, Kukës.
Kategoria                IV-b
Paga e grupit             12.000
Shtesa e pozicionit            31.000
Shtesa për kushte pune        5.000

Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve civilë në pozicionet mbështetëse ‘Specialist’, ‘Shef seksioni’ dhe ‘përgjegjës/shef sektori’, në Drejtorinë e Policisë në qarqe, komisariate dhe reparte autonome.
Pozicioni:
Përgjegjës/Shef sektori në Drejtorinë e Policisë së qarkut.
Kategoria            III-b
Paga bazë            12.000
Shtesa e pozicionit        52.000
Pozicioni:
Shef seksioni në drejtorinë e policisë së qarkut, komisariate apo reparte autonome.
Kategoria            IV-a
Paga bazë            12.000
Shtesa e pozicionit        41.000
Pozicioni:
Specialist
Kategoria            IV-b
Paga bazë            12.000
Shtesa e pozicionit        31.000
Pozicioni:
Specialist
Kategoria            IV-c
Paga bazë            12.000
Shtesa e pozicionit        23.000

Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në rrethe
Pozicioni:
Regjistrues i Tiranës
Kategoria            III-a
Paga e grupit        12.000 lekë
Shtesa për pozicion        69.000 lekë
Shtesa për kushte pune    15.000 lekë
Pozicioni:
Regjistrues i rretheve të kategorisë së I-rë
Kategoria            III-a/1
Paga e grupit        12.000 lekë
Shtesa për pozicion        60.000 lekë
Shtesa për kushte pune    16.500 lekë
Pozicioni:
Regjistrues i rretheve të kategorisë së II-të. Zv.regjistrues i rretheve të kategorisë së I-rë.
Kategoria            III-b
Paga e grupit        12.000 lekë
Shtesa për pozicion        52.000 lekë
Shtesa për kushte pune    16.500 lekë
Pozicioni:
Zv.regjistrues në zyrat e kategorisë së II-të
Kategoria            IV-a
Paga e grupit        12.000 lekë
Shtesa për pozicion        41.000 lekë
Shtesa për kushte pune    16.500 lekë
Pozicioni:
Përgjegjës sektori në zyrat e regjistrimit të kategorisë së II-të. Specialist në zyrat e regjistrimit të kategorisë së I-rë
Kategoria            IV-b
Paga e grupit        12.000 lekë
Shtesa për pozicion        31.000 lekë
Shtesa për kushte pune    10.000 lekë
Pozicioni:
Specialist në zyrat e regjistrimit të kategorisë së dytë
Kategoria            IV-c
Paga e grupit        12.000 lekë
Shtesa për pozicion        23.000 lekë
Shtesa për kushte pune    6.000 lekë
*Shënim: Zyrat e regjistrimit të kategorisë së parë janë zyrat: Tiranë, Berat, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Kavajë, Korçë, Lezhë, Lushnjë, Pogradec, Shkodër, Vlorë, Dibër dhe Sarandë

Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve të Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore
Pozicionet:
Drejtor i Drejtorive Arsimore Rajonale
Kategoria            III-b
Paga e grupit        12.000 lekë
Shtesa për pozicion        52.000 lekë
Pozicioni:
Drejtor i zyrave arsimore. Përgjegjës sektori në Drejtoritë Rajonale
Kategoria            IV-a
Paga e grupit        12.000 lekë
Shtesa për pozicion        41.000 lekë
Pozicioni:
Përgjegjës sektori në zyrat arsimore. Specialist në Drejtoritë Arsimore Rajonale
Kategoria            IV-b
Paga e grupit        12.000 lekë
Shtesa për pozicion        31.000 lekë
Pozicioni:
Specialist në zyrat arsimore
Kategoria            IV-c
Paga e grupit        12.000 lekë
Shtesa për pozicion        23.000 lekë
Shënim: Për të gjitha këto kategori shtesa për kualifikim është (Shkalla e tretë 10%; shkalla e dytë 20%; shkalla e parë 30%)

Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve në Drejtoritë e Burgjeve dhe Institucionet e Riedukimit në rrethe
Pozicionet:
Titullari i institucionit
Kategoria            III-a
Paga e grupit        12.000 lekë
Shtesa e pozicionit        69.000 lekë
Shtesa për kushte pune    10.000 lekë
Pozicioni:
Zv.titullari i institucionit
Kategoria            III-b
Paga e grupit        12.000 lekë
Shtesa e pozicionit        52.000 lekë
Shtesa për kushte pune    8.000 lekë
Pozicioni:
Përgjegjës sektori
Kategoria            IV-a
Paga e grupit        12.000 lekë
Shtesa e pozicionit        41.000 lekë
Shtesa për kushte pune    5.000 lekë
Pozicioni:
Specialist
Kategoria            IV-b
Paga e grupit        12.000 lekë
Shtesa e pozicionit        31.000 lekë
Shtesa për kushte pune    4.000 lekë

Struktura dhe nivelet e pagave të nëpunësve të Zyrave (drejtorive) rajonale, të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe integrimit të zonave/ ndërtimeve informale
Pozicioni:
Drejtor i zyrës (drejtorisë) rajonale, Tiranë
Kategoria            III-a
Paga e grupit        12.000 lekë
Shtesa e pozicionit        69.000 lekë
Shtesa për kushte pune    15.000 lekë
Pozicioni:
Drejtor i zyrave (drejtorive) rajonale të kategorisë së parë. Zv.drejtor i zyrës (drejtorisë) rajonale, Tiranë
Kategoria            III-a/1
Paga e grupit        12.000 lekë
Shtesa e pozicionit        60.000 lekë
Shtesa për kushte pune    16.500 lekë
Pozicioni:
Drejtor i zyrave (drejtorive) rajonale të kategorisë së dytë. Zv.drejtor i Zyrave (drejtorive) rajonale të kategorisë së parë
Kategoria            III-b
Paga e grupit        12.000 lekë
Shtesa e pozicionit        52.000 lekë
Shtesa për kushte pune    16.500 lekë
Pozicioni:
Përgjegjës sektori në zyrat (drejtoritë) rajonale
Kategoria            IV-a
Paga e grupit        12.000 lekë
Shtesa e pozicionit        41.000 lekë
Shtesa për kushte pune    10.000 lekë
Pozicioni:
Specialist në zyrat (drejtoritë) rajonale
Kategoria            IV-b
Paga e grupit        12.000 lekë
Shtesa e pozicionit        31.000 lekë
Shtesa për kushte pune    10.000 lekë
Shënim: Zyrat (drejtoritë) rajonale të kategorisë së parë të ALUIZNI-t janë: Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Fier, Shkodër, Lezhë, Korçë, Berat

Strukturat dhe nivelet e pagave për punonjësit e sistemit të Tatimeve
Emërtimi                        Drejtor i përgjithshëm
Kategoria e pagës        II-a
Paga e grupit        12000
Shtesa e pozicionit        105000
Shtesa për kushte pune    20000
Emërtimi
Zv/drejtor i përgjithshëm
Kategoria e pagës        II-b
Paga e grupit        12000
Shtesa e pozicionit        88000
Shtesa për kushte pune    15000
Emërtimi:
Drejtor drejtorie në Drejtorinë e Përgjithshme. Drejtor i drejtorisë rajonale.
Kategoria e pagës        III-a
Paga e grupit        12000
Shtesa e pozicionit        69000
Shtesa për kushte pune    15000
Emërtimi:
Përgjegjës/Shef sektori në  drejtorinë e përgjithshme.
Drejtor i drejtorie në drejtoritë rajonale.
Kategoria e pagës        III-a/1
Paga e grupit        12000
Shtesa e pozicionit        60000
Shtesa për kushte pune    14000
Emërtimi:
Përgjegjës/Shef sektori/Zyre në drejtoritë rajonale.
Inspektor i parë. Inspektor i Auditit të Brendshëm. Përgjegjës sektori në drejtoritë mbështetëse në drejtorinë e përgjithshme.
Kategoria e pagës        III-b
Paga e grupit        12000
Shtesa e pozicionit        52000
Shtesa për kushte pune    12000
Emërtimi:
Përgjegjës zyre në Task Force
Kategoria e pagës        III-b
Paga e grupit        12000
Shtesa e pozicionit        52000
Shtesa për kushte pune    17000
Emërtimi:
Inspektor i dytë. Specialist në drejtorinë e përgjithshme.
kategoria e pagës        IV-a
Paga e grupit        12000
Shtesa e pozicionit        41000
Shtesa për kushte pune    12000
Emërtimi:
Specialist në drejtorinë e përgjithshme. Specialist në
drejtoritë rajonale
Kategoria e pagës        IV-a
Paga e grupit        12000
Shtesa e pozicionit        31000
Shtesa për kushte pune    10000
Emërtimi:
Specialist
kategoria e pagës        IV-c
Paga e grupit        12000
Shtesa e pozicionit        23000
Shtesa për kushte pune    5000
Emërtimi:
Sekretar në drejtorinë e përgjithshme
Kategoria e pagës        IV-b
Paga e grupit        12000
Shtesa e pozicionit        31000
Shtesa për kushte pune    5000
Emërtimi:
Sekretar në drejtoritë rajonale
kategoria e pagës        IV-b
Paga e grupit        12000
Shtesa e pozicionit        23000
Shtesa për kushte pune    5000
Emërtimi:
Nën/inspektor
Kategoria e pagës        IV-c
Paga e grupit        12000
Shtesa e pozicionit        27000
Shtesa për kushte pune    10000

Struktura dhe niveli i pagave për punonjësit e sistemit të doganave
Pozicioni:
Drejtor i Përgjithshëm
Klasifikimi doganor        A
Kategoria            II-a
Paga e grupit         12000
Shtesa e pozicionit        105000
Shtesa për kushte pune    20000
Pozicioni:
Zv/drejtor i Përgjithshëm
Klasifikimi doganor        A
Kategoria            II-b
Paga e grupit         12000
Shtesa e pozicionit        88000
Shtesa për kushte pune    15000
Pozicioni:
Këshilltar. Drejtor drejtorie. Drejtor drejtorie rajonale. Kryetar i degës doganore Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Gjirokastër.
Klasifikimi doganor        A
Kategoria            III-a
Paga e grupit         12000
Shtesa e pozicionit        69000
Shtesa për kushte pune    15000
Pozicioni:
Përgjegjës/Shef sektori. Kryetar dege doganore në Fier, Kapshticë Korçë, Lezhë, Bllatë, Kukës, Sarandë, Berat, Tri Urat, Qafë Thanë, Elbasan. Përgjegjës operacionesh doganore në degën doganore Tiranë, Durrës.
Klasifikimi doganor        b
Kategoria            III-a/1
Paga e grupit         12000
Shtesa e pozicionit        60000
Shtesa për kushte pune    14000
Pozicioni:
Inspektor kontrolli i brendshëm. Koordinator në DOH. Përgjegjës turni. Përgjegjës zyre. Komandant grupi antikontrabandë Specialist laboratori. Specialist, jurist administrator rrjeti.   
Klasifikimi doganor        C1
Kategoria            III-b
Paga e grupit         12000
Shtesa e pozicionit        52000
Shtesa për kushte pune    14000
Pozicioni:
Specialist financier në degë doganore, përkthyes, koordinator në DOH, specialist i marrëdhënieve ndërkombëtare.
Klasifikimi doganor        C1
Kategoria            III-b
Paga e grupit         12000
Shtesa e pozicionit        52000
Shtesa për kushte pune    12000
Pozicioni:   
Doganier kontrolli dokumentar,fizik. Inspektor antikontrabande. Asistent laboratori. Llogaritar.
Klasifikimi doganor        C2
Kategoria            IV-a
Paga e grupit         12000
Shtesa e pozicionit        41000
Shtesa për kushte pune    12000
Pozicioni:
Doganier pranues. Doganier peshoreje. Doganier pike kontrolli. Përpunues informacioni. Sekretare. Arkivist.
Klasifikimi doganor        C3
Shtesa e pozicionit        34000
Shtesa për kushte pune    11000
Pozicioni:
Magazinier. Furnitor. Operator. Shofer. Teknik
Shtesa e pozicionit        29000
Shtesa për kushte pune    6000
Pozicioni:
Punëtor mirëmbajtje
Shtesa e pozicionit        19600
Pozicioni:
Punonjës pastrimi
Shtesa e pozicionit        18000

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›