Në garën për Huntelar futet edhe një angleze
Vazhdon të shtohet numri i skuadrave të interesuara për sulmuesin e Realit të Madridit, Huntelar. Pas Milanit, Romës dhe Shtutgartit, dje ka dalë lajmi se Totenhemi ia ka vënë syrin sulmuesit të ri të Kombëtares së portokallinjve. Në fakt, Huntelar nuk është joshur nga oferta e Shtutgartit, e cila i propozonte një rrogë të majme dhe mundësinë për të luajtur në Champions League, nëse do të kualifikohet. Ndërsa Reali e ka pranuar tashmë propozimin e gjermanëve. Totenhemi do të dëshironte të futet "in extremis", duke bindur lojtarin falë apelit më të madh të Premier Leagues, dhe duke prezantuar projektin ambicioz për të ndërtuar sa më shpejt që të jetë e mundur një skuadër të madhe. Për momentin nuk ka ndonjë skuadër favorite për të marrë shërbimin e holandezit, por ditët në vazhdim do ta qartësojnë situatën.