E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Në 1978, Fierza përballoi prurje 5000 m3 në sekondë”

 nertila mahoPrurjet maksimale me një mundësi një herë në 1000 vjet Fierza i ka kaluar. Ish-Ministri i Energjetikës në vitin 1997, Kastriot Shtylla tregon se si në vitin 1978 në kohën që ai ishte inxhinier prurjet në Fierzë arritën 5000 m3 ujë në sekondë. Si u përballua kjo situatë në kohën kur diga ishte ende e papërfunduar, si u propozua prodhimi i një mushamaje në Fabrikën e Lushnjës për të shpëtuar digën dhe a ekziston ndonjë marrëveshje me Maqedoninë lidhur me menaxhimin e ujit të Drinit. Situata e krijuar ka hapur debate lidhur me faktin a është zbatuar apo jo Rregullorja? Ju si mendoni lidhur me këtë pikë?Porsa i përket Rregullores së shfrytëzimit të këtyre kapaciteteve të liqeneve në kaskadën e Drinit në fakt është një Komitet për mirëmbajtjen e tyre teknike dhe kanë vepruar pikërisht në plotat që erdhën dhe në kuotën 290 metra që thuhet. Për plotën që erdhi dhe nivelin 290 metra me sa di unë gjërat kanë funksionuar sipas Rregullores. Në fakt unë e shoh nga një tjetër këndvështrim. Sikur të ishte hapur porta 2-5 metra më parë sërish situata do ishte e njëjtë porsa i përket përmbytjes sepse me ardhjen e plotave të mëdha portat do hapeshin sërish dhe do të përmbytej Shkodra. Gjeometrinë e derdhjes së ujit të lumit Drin nga burimi në det unë e ndaj në dy etapa: e para deri në Vaun e Dejës pra kalimin e Drinit në Fierzë, Koman dhe pastaj Vaun e Dejës dhe e dyta është nga Vau i Dejës në det. Kjo derdhje e etapës së dytë është ajo rreth të cilës unë mendoj se duhet të përqendrohemi. A është çdo gjë në rregull në këtë segment? Sepse një hidrocentral përveçse  një vepër e madhe fitimprurëse që i shërben vendit është edhe një vepër madhështore që bën disiplinimin e ujërave. Pra nëse prurjet natyrale janë 5000 m3/s hidrocentrali manovron duke derdhur në masa më të vogla të disiplinuara. Po të mos jenë këto hidrocentrale prurja do vinte në mënyrë natyrale, përmbytja do ishte më e madhe sepse e gjithë kjo prurje nuk mund të përballohet nga shtrati i përcaktuar natyror. Këtu duhet të ndalemi nga Vau i Dejës deri në det. Po ana teknike e këtyre digave si është, portat a hapen a mirëmbahen, a rregullohen dhe si funksionojnë? Në një tunel shkarkimi janë dy porta, porta e shkarkimit dhe e remontit. Nga vetë funksioni që kanë porta e remontit shërben për të mbajtur ujin në momentin që bëhen remonte në portën e shkarkimit. Pastrohet, grasatohet e me radhë. Dua t’ju tregoj një rast që më ka ndodhur mua. Drini ka katër porta shkarkimi, katër për turbinat dhe katër për devijimin e Drinit. Porta e parë është për të devijuar Drinin. Pra porta e derdh atë në mal dhe diga ndërtohet. Kjo portë pas ndërtimit nuk llogaritet më. Kemi portën e dytë edhe kjo për devijimin e Drinit. Kur porta e tunelit u hap ky tunel u mbyt dhe unë si inxhinier hoqa gjithë pajisjet elektrike dhe i çova në magazinë sepse ky tunel shërben për një herë në 50 vjet apo dhe më shumë për të pastruar pjesën e poshtme nga gurët apo materialet e tjera që uji sjell me vete. është tuneli 3 dhe 4 që punojnë të dy.  Kur ne vumë tunelin në punë pa mbaruar digën vendimi i qeverisë ishte që të viheshin turbinat në punë e të nxirreshin përfitime. Kështu liqeni u vendos të mbahej në një kuotë të caktuar dhe turbinat të viheshin në punë por me kusht që niveli i ujit mos kalonte digën. Në atë vit 1978, erdhi një prurje e madhe 5000 m3/s. Me të dhënat që na vinin nga dega teknike e hidrocentralit dhe e KESH-it kanë qenë prurjet 5000 m3 ujë në sekondë dhe niveli rritej me 70 centimetra në orë. E kam ndjekur me tmerr hap pas hapi sepse në atë kohë mu tha që ato pajisjet që hoqa nga tuneli dy t’i montoja prapë por ishte shumë vështirë. Në atë kohë u mundua dhe Fabrika e Lushnjës të prodhonte një mushama që t’ja vinim digës sipër. Kjo punë zgjati rreth 2 javë e gjysmë dhe kuota nuk u rrit më. Nëpër liqenet e hidrocentraleve në kohët e prurjeve të mëdha kur kuota rri në vend apo bie ndonjë centimetër është tregues shumë pozitiv sepse je larguar nga katastrofa. Gjatë këtyre ditëve është lakuar shpesh fjala “digë me materiale vendi” të cilave nëse uji u kalon sipër shkatërrohen? Si janë të ndërtuara këto diga?Në Shqipëri dhe më saktë në kaskadën e Drinit është e vërtetë që digat janë me materiale vendi. Kanë në bazë argjilë që pengon kalimin e ujit, përqark kësaj argjile i vendosen materiale të fortë si gurë inerte, zhavorr  për ta mbajtur. Këtu qëndron dhe problemi sepse nëse uji u kalon sipër  merr gurët dhe zhavorrin dhe argjila çahet. Kjo sjell shkatërrimin e digës dhe ndodh katastrofa por këtu del në pah funksioni i portave që është të ruajnë digën. Tani që të mbrosh digën do derdhësh edhe ujin nga portat dhe ky ujë do shkojë në kanalin e vet të derdhjes në det. Në momentin që ky nuk e përballon ndodhin edhe përmbytje, atëherë duhen rregulluar kanalizimet që disiplinojnë ujin në rrugën e tij për në det.Sa duhet të ishin nivelet e liqeneve në kaskadën e Drinit në fillim të dhjetorit?E thashë dhe më lart që nëse portat do ishin hapur në kuotën 288 metra apo 287 metra sërish kjo përmbytje do të ndodhte. Kjo punë është një aritmetikë e thjeshtë dhe një teori probabiliteti. Mbaj mend që Petrit Radovicka në një bisedë me Mehmet Shehun diskutuan për sigurinë e digave dhe plotave që mund të përballonte Fierza. Ai tha “Kjo vepër madhore i qëllon që një herë në 10 mijë vjet të shkatërrohet dhe të bëhet katastrofë e madhe”. Ndërsa Mehmet Shehu i tha “Epo për 10 mijë vjet s’ka problem”. Në atë kohë Radovicka i theksoi që kjo është probabilitet që mund të ndodhë edhe nesër dhe të njëjtën gjë them edhe unë. Kaskada e Drinit duhet të kemi parasysh që është lumi më i studiuar në Shqipëri që i dimë prurjet, dimë kur i ka rrëmbimet e me radhë. Në verë ky lumë shkon në 30-50 m3/s. Prurja mesatare vjetore e Drinit është tek 200 m3 ujë në sekondë. Po në dimër ai vjen edhe 3000-5000 m3/s duke mos përjashtuar plotën maksimale 9600 m3/s një herë në 10 mijë vjet. Pastaj kjo ishte një situatë komplekse ku u ndërthurën disa elementë që çuan në këtë përmbytje dhe sado të ishin mbajtur nivelet nuk do të parandalohej. Shkodra ishte ajo që u prek më shumë nga përmbytja ndërsa Lezha shumë më pak. A ka të bëjë kjo me shkarkimet që janë bërë në Vaun e Dejës dhe mënyrën se si kanë funksionuar këto shkarkime sipas portave të vendosura në Qysaq dhe Zadejë?Vau i Dejës ka përdorur portat e shkarkimit në Qysaq dhe Zadejë por fakti që Shkodra u prek më shumë dhe Lezha më pak nuk ka të bëjë me shkarkimet. Në Shkodër ndikoi në përmbytje Buna, Liqeni i Shkodrës dhe fryrja e lumenjve të tjerë të asaj zone që çuan në këtë masë ujin. Lezha u prek më pak vetëm nga uji që u derdh nga Vau i Dejës dhe prandaj ka ndodhur edhe kjo situatë më e mirë se në Shkodër. A ekziston ndonjë marrëveshje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë për menaxhimin e ujit të Drinit në të tilla raste?Po ekziston një marrëveshje për ujërat. është krijuar një komision i hershëm. Edhe për ndonjë ndryshim që mund të behet në shtratin e lumit ekziston një marrëveshje që thotë që lumenjtë do rrjedhin në shtratin e tyre historik. Maqedonia ka vetë dy HEC-e të vegjël mbi Drin. Por pavarësisht diskutimeve që janë bërë në kohën e ndërtimit të digave ka një gjë ato kanë një kuotë të përcaktuar të liqenit të Ohrit që nuk duhet ta kalojnë dhe dy ditë më parë ai ishte në kuotën gjysmë centimetri larg atij niveli dhe në këtë pikë nuk ke si i ndërhyn. Duhet marrë parasysh fakti që edhe Maqedonia ka një Rregullore dhe ne i dimë kuotat e tyre dhe e parashikojmë kur ata mund të hapin dyert.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›