Në 2 tetor drama “Në Zvornik lash zemrën time”
“Në Zvornik lash zemrën time” titullohet drama e cila do të ketë premierën e saj në skenën e teatrit të akademisë së Universitetit të enjten më 2 tetor. Drama është shkruar nga shkrimtari Andullah Sidran.
TIRANE - “Në Zvornik lash zemrën time” titullohet drama e cila do të ketë premierën e saj në skenën e teatrit të akademisë së Universitetit të enjten më 2 tetor. Me këtë rast ka mbërritur në Shqipëri autori i veprës, boshnjaku Abdullah Sidran, i cili ka dhënë edhe një koneferencë për mediat. Fituesi i disa çmimeve ndërkombëtare në art dhe kulturë, Abdullah Sidran ka treguar për dramën e cila do të përcillet tek shikuesit shqiptar falë bashkëpunimit italo-shqiptar.
Drama “Në zvornik lash zemrën time” është bazuar në luftën civile që pushtoi skenën e Jugosllavisë në periudhën 1991-1999 duke shkaktuar edhe rënien e saj, rënie nga më të përgjakshmet dhe tragjike të luftës së gjatë Jugosllave nga e cila merr hov edhe kjo pjesë teatrale e Sidranit. Abdulah Sidran, poet shkrimtar, skenograf, qëndron përgjatë të gjithë kohës në qytetin e tij, përjeton katër vjet bllokade ditë pas dite, beteje mbas beteje, i lidhur fort pas fatit të keq të qytetit dhe banorëve të tij.
Shfaqja e ambientuar në Zvornik s’mund të jetë tjetër veçse metafora, vendi i përgjakjes, podiumi i shfarosjes së një populli të tërë. Drama “Në Zvornik lash zemrën time” do të vihet në skenën e tetatrit të Akademisë së Arteve në bashkëpunim me regjisoren italiane Federica Restani. Kasa e aktorëve është totalisht shqiptare nga emrat më të njohur e deri te studentët e talentuar të akademisë.
(a.s/News24/Balkanweb)