E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Në 20 vjet kompensuam qindra vjet histori”

 

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha dje gjatë fjalës së mbajtur në seminarin “Shqipëria dhe Procesi i Barcelonës: Bashkimi për Mesdheun”, se në këto 20 vjet Shqipëria ka kompensuar qindra vjet histori. Topalli tha gjithashtu se, Shqipëria është model i bashkëjetesës, teksa shtoi se është një vend që është përballur me sfida të vështira. “Historia e një vendi që në një periudhë njëzetvjeçare ka kompensuar qindra vjet të humbura të historisë së saj. Është një vend i modelit të bashkëjetesës, një vend që ka një popullsi jashtëzakonisht të re ku 60 % është nën moshën 40 vjeç dhe që ka një energji të pashtershme, një vend që është përballur me sfida jashtëzakonisht të vështira, duke pa sa herë që ka pasur një sfidë të vështirë përpara, është përpjekur për ta pasur një oportunitet, një mundësi se në fakt e ka kthyer në një shans për vendin e vet”, tha Topalli. Përgjatë tre ditëve (17-19 shtator) në Tiranë u mbajt seminari “Shqipëria dhe Procesi i Barcelonës: Bashkimi për Mesdheun, sfida dhe mundësi”, ku përfaqësues të vendeve anëtare të këtij organizmi si Spanja, Franca, Tunizia, Italia, etj., shkëmbyen mendime mbi mundësitë e nxitjes dhe zgjerimit të bashkëpunimit mesdhetar, në kuadër të forcimit të partneritetit mes tyre. Unioni i vendeve të pellgut të Mesdheut është një organizëm, që iu propozohet të gjitha shteteve që shtrihen në brigjet jugore, veriore, lindore e perëndimore të detit me të njëjtin emër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›