E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në 2005, Berisha caktoi Harxhin, e refuzoi Moisiu

Precedenti

Konflikti president-qeveri në vitin 2005 solli precedentin e parë për emërimin e ambasadorit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2005, rrëzimi i kandidaturës së Edit Harxhit për ambasadore në SHBA krijoi bujë mediatike edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Arsyet e refuzimit të kësaj kandidaturë, ish-presidenti Moisiu ia ka bërë të ditur me shkrim nëpërmjet një letre Kryeministrit Berisha. Mungesa e komunikimit mes dy institucioneve ka qenë arsyeja pse Moisiu ka rrëzuar këtë kandidaturë. Në letrën ku argumenton arsyet pse ka rrëzuar kandidaturën e Harxhit, Moisiu thotë se “nuk mendon se zonja Harxhi ka staturën, moshën, formatin dhe peshën e një titullari diplomatik në Uashington”. Sipas tij, një ambasador në SHBA duhet të ketë cilësi, të cilat lidhen me karrierën e gjatë diplomatike, eksperiencën dhe formimin profesional në detyra që përfshihen në sistemin e shërbimit me jashtë. Ish-kreu i shtetit e interpretoi vendimin e tij se emërimi i titullarit të përfaqësisë sonë në SHBA duhet të kalojë me shumë kujdes dhe maturi, si pasojë e lidhjeve të ngushta që ekzistojnë mes dy qeverive dhe vendit strategjik që zënë SHBA në politikën tonë të jashtme. Moisiu asokohe vuri në dukje se këto cilësi mungonin te kandidatura dhe se për pasojë ai nuk mund ta dekretojë Edit Harxhin si ambasadore të vendit tonë në qendrën më të madhe të diplomacisë ndërkombëtare.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›