E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Në 2009 votimi me kartat e reja"

• Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, tha dje në Komisionin e Integrimit se në zgjedhjet e vitit 2009 shqiptarët do të votojnë me kartat e identitetit dhe pasaportat dixhitale.Nishani garantoi cilësi evropiane për kartat dhe pasaportat biometrike, si dhe bëri të ditur se, "në muajin qershor të këtij viti, do të përfundojë edhe instalimi i sistemit elektronik në gjendjet civile në mbarë vendin". "Ka përfunduar hartimi dhe projektimi në tërësi me faktorët e interesuar i dy strategjive të tjera, siç janë strategjia e luftës kundër krimit të organizuar dhe kundër terrorizmit. Në të dyja këto strategji, ekspertët janë fokusuar në strategjinë e ICITAP dhe PAMECA si dhe te strategjitë e grupeve të tjera me të cilët Ministria e Brendshme ka bashkëpunim", vijoi më tej ministri i Brendshëm, Bujar Nishani. Duke iu referuar integrimit të Shqipërisë në NATO, Nishani u shpreh se qeveria ka bërë një punë të madhe për përmbushjen e kritereve për të marrë ftesën në Samitin e prillit në Bukuresht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›