E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafaj: Drejtësia në duart e politikës

• Sekretari ligjor në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafaj, reagoi dje pas vendimit të KQZ-së për të larguar 14 kryetarë të gjykatave në rrethe për shkak se u ka përfunduar mandati.Duke folur në seancën e djeshme në Parlament, Xhafa tha se qeveria e sistemit të drejtësisë është në duart e segmenteve të politikës. "Veprimet e mësipërme në kundërshtim flagrant me ligjin, për ne jo vetëm që janë të pavlefshme juridikisht, por mbi të gjitha të rrezikshme politikisht. Ato demonstrojnë qartë që qeverisja e drejtësisë është në duart e segmenteve të politikës. Segmente këto që kërkojnë kontroll në sistemin e drejtësisë, ç'ka po funksionon në sinkron të plotë si në gjyqësor, ashtu edhe në prokurori. Sipas tij, "një klimë e tillë nuk ndihmon konsensusin dhe reformat në drejtësi, duke u kthyer në një faktor mosbesimi në kohën kur kërkohet më shumë besim e bashkëpunim në funksion të interesave madhore dhe integrimit në NATO".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›