Ne 2012 rimekembje e moderuar e ekonomise
Banka qëndrore europiane pas mbledhjes së bordit drejtues në Frankfurt ka lënë të pandryshuar normën bazë të interesit, atë mbi rifinancimet si dhe mbi depozitat. Gjatë konferencës për shtyp kreu i BQE, ka thënë se ekonomia vuan akoma nga rreziqet dhe për këtë e ka konsideruar të parakohshëm diskutimin e një strategjie të daljes nga masat emergjente të bankës ndaj krizës. Kriza po frenohet ka thënë Draghi por ka theksuar se rimëkëmbja për 2012 do të jetë e moderuar ndërsa inflacioni do të mbetet mbi 2% përgjatë gjithë vitit.
Rritja e çmimeve do të bjerë vetëm në fillim të 2013-ës. Rreziqet mbi inflacionin janë ekuilibruar ndërkohë që për rritjen janë ende të dukshme për shkak të tensioneve të reja mbi borxhin Sovran të Eurozonës. Për këtë guvernatori i BQE u ka kërkuar qeverive të ekuilibrojnë bilancet dhe të vijojnë reformat strukturore. Për sa u takon kushteve të rifinancimit të regjistruara nga bankat e Eurozonës, në përgjithësi janë përmirësuar.
Ndërsa mbi injektimin maksimal të likuiditetit nga ana e BQE, me operimit e financimit të bankave në tre vjet, duhet të presim ende efektet, ka komentuar Draghi. Duhet të vlerësojmë impaktin e operacionit të dytë mbi sistemin financiar, ka shtuar presidenti i Eurotower, duke kujtuar se manovra e bankës ka shmanur mungesën e kredive dhe se BQE nuk i druhet faktit se fondet e dhëna po e mbajnë gjallë sistemin në mënyrë artificiale.
Gjithsesi rritja e kredive për sektorin privat mbetet e dobët dhe bankat kanë ende nevojë për shtim të nivelit të tyre të kapitalit.