Në 4 vitet e ardhshme do të 10-fishohen investimet e huaja dhe do të 5-fishohen investimet në turizëm
Jozefina Topalli, njëkohësisht nënkryetare e PD-së dhe kandidate për deputete në qarkun e Shkodrës, ka marrë pjesë në përurimin e rrugës së fshatit Kosmaç, rreth 5 kilometra e gjatë, e ndërtuar me fonde të buxhetit të shtetit, dhe më pas ka zhvilluar një takim me banorët e zonës.
Më tej premtoi se, gjatë mandatit të dytë do të pesëfishohen subvencionet në projektet e zhvillimit të bujqësisë, dhe se pensionet e fshatit do të barazohen me pensionet e qytetit, do të investohet në pemëtari, bujqësi e blegtori, do të ketë rrugë të asfaltuara, furnizim 24 orë me ujë e energji, si dhe shkolla e qendra shëndetësore, sisteme moderne të vaditjes, etj tha Topalli banorëve të pranishëm në këtë takim.
Topalli zhvilloi një vizitë edhe në një fabrikë fasonerie në Shkodër, e cila nga 7 punëtorë që kishte në 2006-tën ka arritur në tre vjet në 140 punëtorë, kryesisht gra, që paguhen rreth 450 mijë lekë (të vjetra) në muaj.
Në takimet e zhvilluara në rrethin e Shkodrës, Kryetarja e Kuvendit i ftoi të gjithë qytetarët në 26 qershor të jenë në sheshin “Skëndërbej”.
Dje komuna e Velipojës hapi zyrtarisht sezonin e ri turistik për vitin 2009. Në hajen e këtij sezoni e pranishme ishte dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, njëkohësisht edhe Nënkryetare e Partisë Demokratike, e cila vlerësoi investimet e realizuara gjatë katër viteve të fundit. Topalli ju premtoi banorët të zonës dhe autoritetet lokale se, "Në mandatin e ardhshëm, qeveria shqiptare do të investojë në këtë rajon të mrekullueshëm pesë herë më shumë".
...