E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Itali, gjendet e vdekur në liqen studentja shqiptare



Viktima, 20-vjeçare me inicialet F.S.

Dyshimet, e reja mund të ketë marrë drogë

Askush nuk ka parë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, ndërsa hipoteza nga më të ndryshmet qarkullojnë për shkaqet e vrasjes. F.S., një studente shqiptare 20-vjeçare në Universitetin e Breshias, Itali, është gjendur e pajetë dhe pa rroba në ujërat e liqenit të Garganos. Ngjarja e ndodhur pasditen e së mërkurës ka pushtuar agjencitë e lajmeve dhe televizionet vendas një ditë më parë, ku sipas të cilave pritet që ekspertiza mjeko-ligjore e autopsisë të japin dhe shkaqe e vërteta të vdekjes misterioze të vdekjes së të resë shqiptare. Kjo, pasi deri më tani policia dyshon se vajza mund të jetë mbytur, por gjithashtu, nga pista e hetimeve nuk është përjashtuar edhe mundësia se studentja 20-vjeçare mund të ketë përdorur substanca narkotike, pasi ajo është gjendur e gjitha e zhveshur në ujërat e liqenit.

Fillimisht, policia e ka pasur të vështirë gjetjen e identitetit të saj, por gjetja e çantës, rrobave dhe gjërave personale të saj ka bërë të njohur emrin e saj.

Sipas policisë italiane, trupi i përket një studenteje shqiptare, me inicialet F.S., 20 vjeçe, e cila studionte në një nga universitetet e Breshias.

Trupi u gjet krejtësisht i zhveshur në liqenin e Gardës pasditen e së mërkurës, në lartësinë e kompleksit të parkimit të pallatit Boldini, në komunën e Garganos.

E reja ishte nisur me autobus për në Gargano, ku mendohet se do të takonte të motrën e cila jetonte në Limone del Garda.

Sipas ndërtimit të skemës nga ana e ekspertëve të policisë së Breshias, vajza shqiptare është ndalur në liqen ku ndoshta ka mendua të bëjë një banjë freskuese.

Sakaq, sipas dëshmisë së një kalimtareje, ajo kishte parë studenten rreth orës 14:00 të së mërkurës të ulur në plazh. Gruaja ka pasur ndjesinë se 20-vjeçarja nuk ndihej mirë, por shqetësimit të saj vajza nuk i është përgjigjur duke u larguar pa i thënë asnjë fjalë. Më pas, askush nuk ka parë gjë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë më pas, por kufoma e saj pa rroba është parë të notojë në sipërfaqen e ujit, sipas rrjedhës që derdhej më pas në lumë. Vajza është parë nga një i moshuar që ka dhënë alarmin dhe në çast në vend kanë mbërritur forcat e para të rendit.

Ndërkohë, veshjet e së resë janë gjetur disa kilometra më tej, afër pallatit Boldini, ndërkohë që në vendparkim, në mes automjetesh, policia ka gjetur çantën e saj.

Prokuroria ka urdhëruar bërjen e menjëhershme të autopsisë për të gjetur shkaqet e vërteta të vdekjes.

Policia pohoi se në trupin e vajzës nuk është konstatuar asnjë shenjë dhune, por kjo nuk e përjashton mundësinë e një vrasjeje. Ndërkohë që hipotezat e para flasin për një ngjarje aksidentale, ku studentja shqiptare është mbytur gjatë kohës që ka bërë banjë.

Po kështu, një tjetër hipotezë e ngritur është se vajza shqiptare mund të ketë përdorur ndonjë substancë narkotike e nën efektin e saj është zhveshur e tëra e më pas është vetëmbytur.

Pistat e hetimit

Vrasje

Mbytje aksidentale

Përdorimi i drogës

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›