Trafiku klandestin, gjykata lë në burg pesë të pandehurit
Masa
Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e arrestit “burg pa afat” për pesë të pandehurit, të akuzuar për “trafik klandestin” në bashkëpunim. Të akuzuarit dhe mbrojtja e tyre nuk e kanë pranuar akuzën, ndërkohë që në përfundim të seancës, togat e zeza lanë në fuqi masën e kërkuar nga prokurori Ardian Nezha, duke vleftësuar si të drejtë masën “arrest me burg”. Grupi i shoqëruar për masë akuzohet se organizonte trafikun klandestin duke përshkuar si itinerar linjën Tiranë - Elbasan - Korçë, Tiranë - Fier - Gjirokastër apo Tiranë - Fier - Vlorë - Sarandë. Sipas akuzës, këto kanë qenë rrugët që përshkonin pjesëtarët e grupit të organizuar të kalimit klandestin për të kaluar të interesuarit në Greqi e më pas në vendet e ndryshme të Evropës. Ndërkohë që për një gjë të tillë, shoqëruesit kërkonin plot 3000 euro. Gjithçka mësohet të jetë zbuluar nga denoncimi i një klandestini në polici, ku më pas hetimet që kanë zgjatur përreth 6 muaj kanë zbuluar pjesëtarët e grupit. Të akuzuarit e arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Butrinti 2” janë Resul Çela, Bardhi Proda, Pëllumb Guri, Irfan Dalipaj dhe Nino Tushe, të cilët akuzohen për “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, për qëllime fitimi” në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”. Për të pandehurit ishte caktuar në mungesë masa e arrestit “burg pa afat” dhe seancën e djeshme janë vleftësuar kushtet e zbatimit të kësaj mase. Të pandehurit nuk kanë preferuar të flasin, por nëpërmjet avokatëve mohuan akuzën, ndërkohë që këta të fundit kërkuan caktimin e një mase më të butë.
Të pandehurit
Resul Çela, 42 vjeç, nga Lushnja
Bardhi Proda, 38 vjeç, nga Saranda
Pëllumb Guri, 35 vjeç, nga Lushnja
Irfan Dalipaj, 47 vjeç, nga Tirana
Nino Tushe, 38 vjeç, nga Gjirokastra