Në Kakavijë grekët shmangin radhët e emigrantëve
Ka mjaftuar vetëm një punë serioze nga ana e palës greke në doganën e Kakavijës, që ndryshe nga herët e tjera, dita e djeshme të paraqitet më e lehtësuar. Një gjë e tillë ka ardhur për shkak të përshpejtimit të punës nga kontrollorët grekë në doganë, të cilët në bashkëpunim me palën shqiptare, kanë përballuar me sukses, pa shkaktuar radhë të gjata, mbi 7 mijë emigrantë që hynë dhe dolën vetëm gjatë 12 orëve të fundit. Një fakt i tillë është pohuar edhe nga përgjegjësi i kësaj pike kufitare, Elton Papa, i cili është shprehur dje se “duke e krahasuar me një ditë më parë, situata paraqitet e mirë, falë seriozitetit të doganës greke”. Sipas tij, gjatë ditës së djeshme nuk janë evidentuar radhë të gjata të automjeteve, si rrjedhojë e përshpejtimit të procedurave të kontrollit.
Sakaq, kreu i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Emigracionin në Gjirokastër, Vasil Valera, thotë se ky dikaster ka marrë të gjitha masat për përballimin e fluksit të emigrantëve që kthehen në vendet e tyre të punës në shtetin grek. Sipas Valerës, “edhe policia greke ka marrë masat për përballimin e situatës dhe se gjithçka deri në këto momente është në nivelin e duhur”. Valera ka shtuar gjithashtu se masat janë marrë edhe në drejtim të ndihmës mjekësore në dogana, nëse kjo është e nevojshme. “Që prej së shtunës, në pikën kufitare të Kakavijës ndodhet një ambulancë që është vënë në dispozicion nga spitali i Gjirokastrës”, - është shprehur Valera. Ndërkaq, kreu i Kufirit dhe Emigracionit në këtë qytet u ka bërë thirrje qytetarëve që udhëtojnë me automjete të vogla për në Greqi të evitojnë oraret e mbrëmjes dhe të mëngjesit, orare këto ku u jepet përparësi autobusëve.
Nga të dhënat zyrtare të policisë së Gjirokastrës nga kjo pikë kufitare, gjatë 12 orëve të fundit kanë qarkulluar në të dyja anët e kufirit mbi 7000 emigrantë, 1263 automjete të vogla, si dhe 50 autobusë. Gjatë 36 orëve të fundit, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës kanë qarkulluar 16588 emigrantë, 9568 prej të cilëve kanë dalë nga territori shqiptar, ndërsa pjesa tjetër ka hyrë në territorin grek.
Në qarkun e Gjirokastrës funksionojnë me kohë të plotë dy pika kufitare, ajo e Kakavijës, rreth 25 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës dhe "Tri Urat", që ndodhet rreth 20 kilometra larg qytetit të Përmetit.