E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: Qeveria aktuale, e denjë për fitoren e 2009-s



Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, vlerëson se qeveria aktuale pas ndryshimeve të fundit është e denjë për ta çuar të djathtën drejt një mandati të dytë qeverisës. Njëherësh ajo mirëpret hapjen e dyerve të Partisë Demokratike ndaj prurjeve të reja, që mund të shkojë deri në shkrirje me disa parti që u lindën prej saj. Majlinda Bregu, e lançuar në PD, pak para zgjedhjeve të kaluara parlamentare prej KOP-it, i komentoi dje këto zhvillime si tepër pozitive. Zëdhënësja e qeverisë, që mban edhe postin e ministres se Integrimit, deklaroi se ky kabinet i riformatuar në fund të korrikut mund ta çojë mazhorancën denjësisht në zgjedhje. Ofertat e para për shkrirje me demokratët kanë ardhur nga reformatorët e Genc Pollos. Nga ana tjetër, republikanët sugjerojnë krijimin e një konfederate para zgjedhjeve. Kryeministri Berisha para pak ditësh ka lënë të hapur çdo mundësi bashkëpunimi me aleatët e tij në qeverisje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›