Të ardhurat nga taksat doganore drejt rënies
13/01/2009 Parashikimi 6,1 miliardë lekë
Të ardhurat nga taksat doganore do të vazhdojnë trendin rënës të tyre gjatë periudhës 2009-2011, si rezultat i reduktimit të niveleve të tarifës doganore. Ky është parashikimi i Qeverisë shqiptare, që rrjedh nga zbatimi i angazhimeve tarifore të ndërmarra në Marrëveshjen e Ndërmjetme BE-Shqipëri, OBT, CEFTA, Marrëveshje e Tregtisë së Lirë me Turqinë. Reduktimet e këtyre tarifave me OBT-në do të jenë deri në 2009 dhe reduktimet thelbësore të MTL me BE-në, CEFTA dhe me Turqinë do të jenë më drastike gjatë 2008 - 2011. Kështu, në vitin 2009 rreth 6.1 miliardë lekë, në vitin 2010 rreth 5.6 miliardë lekë dhe në vitin 2011 rreth 6.2 miliardë lekë krahasuar me 9.4 miliardë lekë gjatë vitit 2008. Gjatë parashikimit është marrë në konsideratë se efektet negative të reduktimit të tarifave do të kompensohen deri diku me rritjen e volumit të importeve nga këto vende si rezultat i efekteve pozitive që do të sjellin politikat liberalizuese tarifore.