Në Picërragë ngrihen kundër fabrikës së çimentos
Rreth 200 banorë të fshatit Picërragë të Krujës kanë nisur dje një protestë kundër fabrikës më të re të çimentos që po ndërtohet në fshatin e tyre. është fabrika “Titan” që pritet të nisë prodhimin e çimentos këtë vit, e cila është vënë nën presionin e banorëve të fshatit, pasi sipas tyre ajo nuk ka njohur pronat e tyre për t’i dëmshpërblyer. Sipas banorëve, Hipoteka nuk i ka regjistruar tokat e tyre të marra në bazë të Ligjit 7501 dhe e ka konsideruar shtetëror truallin ku është ngritur fabrika. Banorët kanë paralajmëruar që do vazhdojnë protesta për të mos lejuar asnjë mjet të dalë apo të hyjë në fabrikë.
#