Banorët e Bushneshit bllokojnë punimet në rrugë
Krujë
Protesta e banorëve të Bushneshit ndërpret punimet në superstradën që lidh Fushë-Krujën me Mamurrasin. Dy ditë më parë, banorët e fshatit bllokuan rrugën kryesore duke kërkuar dëmshpërblim për prishjen e sistemit kullues që solli për pasojë përmbytjen e tokave të tyre. Dje, banorët e Bushneshit dolën përsëri në rrugë dhe ndaluan dy format që po kryenin punimet në rrugë. Ata ankohen se mbi dy kolektorët që kalonin në kryqëzimin e Bushneshit firma që po kryen punimet ka vendosur këmbët e urës, duke bllokuar kanalin e shkarkimit të ujërave dhe kanalin vaditës.
#