E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHKB do të hetojë akuzat për policinë e Devollit

Vrasja e trefishtë

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm i Policisë së Shtetit, do të hetojë në lidhje me akuzat që u ngritën ndaj policisë nga ana e babait të tre djemve të vrarë të premten në Vidohovë të Devollit.“Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Prokuroria do ta hetojnë këtë rast dhe pretendimin e babait të viktimave”, tha dje në një konferencë shtypi zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Agron Kuliçi. Ai shtoi se “për këtë ngjarje janë përfshirë strukturat e Qarkut të Lezhës, të Durrësit dhe është bashkëpunuar ngushtë duke u kryer operacione të përbashkëta me strukturat policore dhe autoritetet greke. Arrestimi i tij është bërë i mundur në sajë të presionit në mënyrë të vazhdueshme dhe kufizimit të vendit. Ne po përgatisnim forcat për të ndërhyrë, por u negociua dhe autori u vetëdorëzua”, tha Kuliçi.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›