Zgjedhjet, Rama mbledh drejtuesit e PS-së
06/03/2009 Pas një kohe relativisht të gjatë kreu socialist vendos të mbledhë kryesinë e partisë
Axhenda e takimit, analiza të detajuara, diskutime, problematikat dhe udhëzime
Drejtuesit e Partisë Socialiste në rrethe do të raportojnë sot ecurinë e përgatitjeve në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Po gjatë ditës së nesërme kreu socialist pritet të mbledhë kryesinë e PS-së, ku natyrisht çështjet që lidhen me organizimin elektoral të kësaj partie do të jenë pikat kryesore të rendit të ditës. Ndërkohë një analizë e detajuar mbi organizmin elektoral të PS-së nga qendra në bazë pritet të jetë një nga çështjet kryesore të takimit të lidershipit socialist dhe drejtuesve të kësaj parie në rrethe, pa harruar këtu dhe udhëzimet e mëtejshme që pritet të japë lidershipi i Partisë Socialiste për të gjithë të ngarkuarit e organizimit elektoral. Një rëndësi të veçantë do të kenë dhe problematikat e hasura gjatë gjithë kësaj periudhe përgatitore, duke gjetur në këtë mënyrë dhe zgjedhjet për secilën prej tyre. Ndërkohë pritet që t’i kushtohet rëndësi dhe procesit të pajisjes me kartat e identitetit. Në këtë pikë, nisur nga të dhënat e deritanishme për këtë proces, rezultatet nuk janë të kënaqshme për lidershipin e PS-së. Kjo pasi referuar numrit të personave që rezultojnë mbështetës të kësaj partie, nga raportimet e deritanishme ai është në nivele të ulëta sa i takon aplikimit për letërnjoftime. Për këtë arsye, grupet e patronazhit, të cilat janë të ngarkuara me ecurinë e këtij procesi, do t’u duhet të angazhohen maksimalisht, me qëllim realizimin e plotë të tij. Kjo pasi, sikundër dihet, gjatë gjithë kësaj kohe Partia Socialiste do të përqendrohet pikërisht në një gjë të tillë, ku në bazë të të dhënave për votuesit mbështetës të PS-së strukturat drejtuese të saj, përfshirë këtu dhe vullnetarë, anëtarë partie, duhet të pajisin me letërnjoftime personat që aktualisht nuk janë të pajisur me pasaporta. Por, ashtu sikundër u veprua për përgatitjen e listave të votuesve dhe përkatësinë e tyre politike, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë, po në të njëjtën mënyrë do të veprohet dhe për këtë proces të radhës. Të gjithë socialistët do të jenë të angazhuar në takimet me votuesit, ku do t’u bëjnë me dije ditën, orën dhe vendin ku duhet të shkojnë të marrin kartat e identitetit. Pra, e gjithë vëmendja është përqendruar të votuesit që nuk janë të pajisur me pasaportë, ku në mungesë të saj për të votuar detyrimisht duhet të jesh i pajisur me kartën e identitetit. Ndërkohë pritet të jetë kryetari i PS-së Edi Rama që do të hapë takimin e ditës së sotme me drejtuesit socialistë në rrethe.
Ligje e vendime të miratuara
Shqipëria do të pastrojë hapësirat e prekura nga municionet
Ligjvënësit shqiptarë kanë ratifikuar konventën ndërkombëtare “Për municionet thërrmuese”. Me shumicë votash deputetët mbështetën në seancën e djeshme parlamentare konventën, e cila konsiderohet shumë e rëndësishme, pasi vendi ynë renditet në listën e vendeve të kontaminuara nga municionet thërrmuese, të cilat përbëjnë një rrezik shumë të madh për jetën e njerëzve pranë këtyre zonave. Me miratimin e konventës vendi ynë detyrohet të pastrojë zonat e kontaminuara me këto municione. Shqipëria nuk ka prodhuar, magazinuar, përdorur, transferuar apo tregtuar municione thërrmuese, por në territorin verior të saj (Kukës–Has) ndodhet një zonë e minuar me këto lloj municionesh të paplasura që nga periudha e luftës së Kosovës. Gjatë seancës parlamentare është miratuar edhe projektvendimi përmes të cilit caktohet numri i mandateve për deputet për çdo zonë zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Sipas këtij vendimi, ndarja e 140 mandateve për deputet në 12 qarqet e vendit, që përkojnë me 12 zona zgjedhore, është bërë në bazë të një formule të thjeshtë bazuar në përcaktimin që ka bërë Kodi Zgjedhor. Kësisoj, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit të këtij viti Qarku i Tiranës do të përfaqësohet me 32 deputetë e më pas vijojnë me radhë: Qarku i Fierit me 16 deputetë, i Elbasanit me 14 deputetë, i Durrësit me 13 deputetë, i Vlorës dhe i Korçës me nga 12 deputetë, i Shkodrës me 11 deputetë, i Beratit me 8 deputetë, i Lezhës me 7 deputetë, i Dibrës me 6 deputetë, i Gjirokastrës me 5 deputetë dhe i Kukësit me 4 deputetë.