Në Vlorë do të ketë 500 tifozë skocezë
Tribuna A e stadiumit “Flamurtari” do të vishet me ngjyra skoceze. Pavarësisht deklaratës së klubit të Modhëruellit, që u cilësua si një gafë diplomatike, duket se do të ndodhë e kundërta. Ultrasit e ekipit skocez nuk e kanë marrë parasysh thirrjen e klubit për të mos udhëtuar drejt Shqipërisë. Kështu, ata janë gati të skojnë në Vlorë, jo pak, por rreth 500 veta. Tifozët skocezë do të jenë të shumtë në stadiumin “Flamurtari”, teksa për “Panorama Sport”, këtë e ka konfirmuar vetë shefi i klubit vlonjat, Geri Çipi. Ky i fundit ka bërë të ditur se klubi skocez kërkoi pak ditë më parë që t’i rezervoheshin 500 bileta.