Vllaznia, vjen braziliani De Olivera
Një Vllazni me “samba” drejt Vjenës. Kështu mund të quhet ekipi shkodran që do të përballet më 16 korrik me Rapidit, teksa dje ka mbërritur edhe braziliani i dytë, i shumëpërfolur. Në orët e para të drekës, në Shkodër është shfaqur sulmuesi Luiz Gustavo De Olivera. Të dhënat e para që jep klubi kuqeblu për të, janë mosha 20-vjeçare, pozicioni ku luan. Në fakt, Vllaznisë pritej t’i bashkohej mesfushori brazilian, Keandro Do Santos, por duket se menaxherët që bashkëpunojnë me klubin shkodran, kanë ndryshuar mendim, duke sjellë një tjetër sulmues, si De Oliveria. Ky është lojtari i dytë që vjen nga vendi i “sambës”.