E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Vidohovës, hetohet indiferenca e policisë ndaj të dyshuarit

REPORTAZH - Masakra e Devollit, si nisi prej 2 muajsh Tiranë, 1 Shkurt NOA Masakra e Vidohovës në
të cilën humbën jetën tre vëllezër, ishte një krim që sipas babait të viktimave
ishte paralajmëruar nga autori i dyshuar që u kap sot, ndaj policia shpalli
zyrtarisht nisjen e hetimeve.

Xhevahir Mulliri tha dy ditë më parë se Besim
Karaj kishte nisur kërcënimet ndaj tij dhe fëmijëve, haptazi dhe kudo e
kishte përhapur fjalën se do të na zhdukte të gjithëve si fis.

Për të shmangur një gjakderdhje, mora në
telefon shefin e krimeve në komisariat dhe i thashë se Besim Karaj është i
armatosur dhe po na kërcënon me automatik në dorë, por shefi i krimeve më tha
se duhet të shkoja në komisariat të bëja denoncim, - tregoi

Xhevahiri duke
përmendur një rast të disa ditëve para masakrës së djeshme, kur sipas tij, u
kërcënua për të disatën herë me jetë, nga Besim Karaj.Lidhur me këto pohime dhe akuzën e bërë nga
babai i tre vëllezërve të vrarë në qarkun e Korçës për shefin e krimeve që është
një nga punonjësit e Policisë së Korçës, z. Kuliçaj konfirmoi se Shërbimi i
Kontrollit të Brendshëm dhe Prokuroria do ta hetojnë këtë rast dhe pretendimin
e babait të viktimave.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12.30 të 29 janarit
në fshatin Vidohovë, komuna Miras të rrethit Devoll, kur Besim Hamit
Karaj, 40 vjeç, lindur në Thumanë Krujë dhe banues në fshatin Vidohovë, i
dënuar më parë, për motive xhelozie ka vrarë me armë zjarri tre vëllezërit
Taulant Xhevahir Mulliri, 23 vjeç, Xhilian Xhevahir Mulliri 26 vjeç dhe Etlevan Xhevahir Mulliri 18 vjeçar, që të
gjithë banues të fshatit Vidohovë të rrethit Devoll.

Për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje u
bashkëpunua më disa Drejtori të Policive në Qarqe si dhe më Autoritetet Policorë
Greke, pasi kishte informacione se autori mund të ishte larguar në drejtim të
shtetit Grek.

Gjithashtu për kapjen e tij u organizuan
operacione më pjesëmarrjen e forcave speciale të Repartit RENEA.

Si rezultat i këtyre veprimeve policore sot u
bë e mundur që Besim Karaj të kapet në vendbanimin e tij në Komunën Thumanë të
Rrethit Krujë si dhe ti sekuestrohet arma e krimit automatik model 56.

Në lidhje me ngjarjet, Kuliçaj u pyet nëse ka
patur mundësi Policia e Shtetit për të parandaluar ngjarje të tilla dhe a do të
merren masa konkrete për efektivë policie të cilët nuk kanë vepruar në kohën e
duhur.

Z.Kuliçaj tha se ngjarja e Vidohovës është e
hapur, e kryer në mesditë, në mes të fshatit dhe në tërësi veprimet ishin të
hapura dhe ngjarja është e dokumentuar.

Kurse komentoi dhe faktin se autori i dyshuar
i vrasjes së trefishtë ishte person me precedentë të mëparshëm penalë: Është e
natyrshme që pikërisht persona me precedentë penalë të jenë të përfshirë në këto
ngjarje, pasi qytetarë të thjeshtë që bëjnë një jetë normale nuk ka sesi të
përfshihen në ngjarje të tilla kaq të rënda.

a.f/e.n/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›