E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet duke vdekur një burrë, dyshohet vetëvrasje në rrugë

Tiranë, 1 Shkurt NOA Një person u gjet në
grahmat e fundit të jetës dhe vdiq pak minuta pasi mbërriti në spital, pasi u zbulua
nga disa kalimtarë në rrugë, bëjnë të ditur për agjencinë NOA, burime zyrtare
nga Policia e Tiranës.

Viktima, një mashkull me moshë dhe identitet
ende të pakonfirmuar, u gjet mbrëmjen e sotme rreth orës 21.00 në Unazë, pranë
pikës së karburantit Alpet.

Dëshmitarët thanë se personi qëndronte i
shtrirë duke dhënë shpirt dhe u morën masa për ta dërguar sa më shpejt në
spital.

Mjekët thanë se megjithë ndërhyrjen e tyre, shpëtimi
ishte i pamundur sepse disa minuta më vonë, viktima humbi jetën.

Nga dyshimet e para, mjekët thanë se viktima
ishte i helmuar ndaj policia konfirmoi se nisi hetimet për një vetëhelmim të
mundshëm të personit, i cili njihej nga banorë të zonës që thanë se ai shfaqte
luhatje mendore.

e.r/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›