Në burg, i dënuari dhe gruaja vdesin në dhomën intime
Kishte udhëtuar nga Pogradeci bashkë me vjehrrin e saj, për të takuar bashkëshortin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, por takimi i tyre intim në dhomën speciale ka rezultuar fatal për jetën e të dyve. Mynyr Muça, 31-vjeçari që vuante dënimin me 21 vjet burgim për vrasjen e një oficeri policie, dhe gruaja e tij, Thëllëza Muça, 27 vjeçe, janë gjendur të vdekur mbi njëri-tjetrin brenda në dhomë. Kanë qenë gardianët, të cilët kanë hyrë në dhomën e takimeve “sekrete”, pasi kanë vënë re se kishte kaluar koha e lënë në dispozicion për Mynyrin dhe Thellëzën. Lajmi është konfirmuar nga të dhëna zyrtare të këtij dikasteri, sipas të cilave, dy trupat pa jetë janë gjetur të zhveshur, ndërsa rreth faqes së të dënuarit ndodhej një kabull elektrik. Të dhënat e para për ngjarjen folën se bëhej fjalë për një vdekje aksidentale të të dy bashkëshortëve, dhe se vdekja ishte shkaktuar nga kontakti me rrymën elektrike. Por më pas, kjo hipotezë ra. Sipas ekzaminimeve të ekspertëve të policisë rezultoi se rreth qafës se Mynyr Muçës gjendej një tel korrenti. Kjo i ka bërë autoritetet e burgut të Peqinit të dyshojnë për një vetëvarje me telin e ventilatorit që ndodhej në tavanin e dhomës speciale të burgut, por edhe kjo gjë mesa duket nuk u ka mbushur mendjen ekspertëve të mjekësisë ligjore. Sipas gardianëve të këtij burgu, ata nuk kanë dëgjuar të bërtitura nga dhoma ku gjendeshin bashkëshortët. Pikërisht kjo gjë i ka shtyrë hetuesit të mendojnë se mund të bëhet fjalë për një vrasje dhe më pas një vetëvrasje.
Sipas këtyre dyshimeve, Mynyr Muça mund të ketë mbytur më parë bashkëshorten e tij dhe më pas t’i ketë dhënë fund edhe jetës së tij, duke përdorur kabullin e ventilatorit. Megjithatë, gjatë pasdites në vend është nisur menjëherë edhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Gazmend Dibra, i cili ka kërkuar takim urgjent me drejtuesit e këtij burgu. Gjithashtu, policia dhe krerët e burgjeve të cilët ndodhen në Peqin kanë nisur hetimet për të zbardhur të gjitha shkaqet për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në burgun e Peqinit. Dibra ka urdhëruar hetimin e ngjarjes për të zbardhur krejtësisht rrethanat e vdekjes së të dënuarit dhe bashkëshortes së tij.
Mynyr Muça, 31 vjeç, nga Pogradeci, vuante dënimin prej 21 vjetësh burg për tentativën e vrasjes së një oficeri policie. Edhe dy vëllezërit e tjerë të viktimës vuajnë dënimin në të njëjtin burg. Ata u dënuan për vrasje për shkak të cilësisë së personit, teksa disa policë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi me granatë nga tre vëllezërit.