Braçe: Ndryshimet në qeveri karshillëk për prokurorinë
Numri dy i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe, reagoi dje mbi ndryshimet në qeveri të miratua dy ditë më parë. Sipas tij, ndryshimet e fundit në qeveri u nxitën me dhunë në shenjë karshillëku dhe sfidë të hapur, për të mos thënë luftë ndaj prokurorisë dhe veprimeve të saj gjatë kësaj jave lidhur me hetimin e krimit dhe të pandehurve për të. “Gjatë kësaj jave ndryshimesh në qeveri, prokuroria njoftoi se ka formuluar akuzë të re lidhur me hetimet mbi krimin shtetëror të Gërdecit: atë të vrasjes në më shumë se një rast të kryer në Gërdec.
Pa i lejuar vetes në asnjë çast e rast ndërhyrjen në punët e akuzës, ne e shohim këtë veprim një hap në rrugën e duhur për të zbardhur ngjarjen, për të hetuar në gjithë përmasën krimin, për të bërë drejtësi për fajtorët dhe mbi të gjitha për viktimat”, - deklaroi Braçe.