Withers: Policia, e pavarur për të luftuar krimin
Policia duhet të jetë e pavarur dhe jashtë çdo lloj forme të manipulimit politik. Vetëm në këtë mënyrë do të mund të luftohet dhe parandalohet krimi në vend. Deklarata ka ardhur një ditë më parë nga ambasadori amerikan në Shqipëri, John Whithers II, i pranishëm në konferencën ballkanike për “Trajnimin dhe lidershipin në polici” që po organizohet në Tiranë, ku të ftuar të tjerë kanë qenë dhe kreu i OSBE-së, Robert Bosch, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, drejtori i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, si dhe përfaqësues të tjerë të huaj.
Gjatë fjalës së tij, ambasadori i SHBA-së i ka bërë thirrje politikës që të qëndrojë larg policisë, ndërsa ka theksuar pavarësinë e kësaj të fundit, si një faktor kyç për parandalimin e krimit. Sipas Withers, “pavarësia e policisë nga çdo manipulim politik është me rëndësi thelbësore për ndërtimin e besimit të publikut”. Në konferencë foli dhe kreu i prezencës në vendin tonë, Robert Bocsh, i cili tha se “në radhët e policisë nevojiten trajnime të vazhdueshme si një masë antikrimi dhe antikorrupsioni”.
Ndërkohë që ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, nga ana e tij vuri theksin tek progresi që është bërë në polici sidomos në nivelin e shkollimit. Sipas tij, “janë të nevojshme trajnimet e efektivëve dhe shkëmbimi i eksperiencave nga policitë ndërkombëtare me ato shqiptare”. “Trajnimi mbi bazën e formimit të përgjithshëm policor, mbi bazën e shërbimit të komunitetit dhe të nxitjes së karrierës, mbi bazën e aftësive dhe nivelit trajnues janë një bazë e rëndësishme për një bazë policore të konsoliduar”, - ka thënë Nishani.
Po kështu, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, tregoi për ndryshimet që janë bërë jo vetëm në legjislacion, por dhe në aplikimin e metodave që garantojnë punonjës të policisë më të informuar, më me etikë dhe që respektojnë në çdo hap të aktivitetit të tyre liritë dhe të drejtat e qytetarëve.
Sakaq, përfaqësuesit e vendeve donatore të programeve kualifikuese të policive theksuan më shumë nevojën e trajnimeve cilësore për të gjitha nivelet, si një masë efikase antikrim dhe antikorrupsion.
Ahmet Prençi
Prioritet konsolidimi i sistemit arsimor policor
Modeli i ri i sistemit arsimor policor ka qenë një prej shtyllave kryesore gjatë prezantimit në Konferencën Ballkanike të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi. Pasi ka përshëndetur të pranishmit, Prençi ka thënë se “zhvillimi dhe konsolidimi i sistemit arsimor policor, ka qenë dhe mbetet një ndër prioritet kryesore të performancës së policisë në vendin tonë. Jo pa qëllim, në strategjinë tonë 7-vjeçare i është kushtuar një vëmendje e veçantë përmbushjes së objektivave të përcaktuara në fushën e arsimimit policor”. “Ne do të prezantohemi në këtë konferencë me një model të ri të sistemit arsimor policor, i cili është i njëjtë me atë të vendeve më të përparuara. Zhvillimi i këtij modeli është paraprirë dhe është shoqëruar në vazhdimësi me ndryshimet dhe zhvillimet që kanë ndodhur dhe po ndodhin në organizatën e Policisë së Shtetit”, - ka thënë Prençi. Ndërsa ka sjellë në vëmendje ndryshimet legjislative, strukturore, menaxheriale që kanë ndodhur vitet e fundit dhe që i kanë paraprirë këtij modeli. Sipas tij, “këto ndryshime të rëndësishme kanë pasur një impakt të dukshëm dhe të matshëm në performancën dhe efektivitetin e Policisë së Shtetit”.
Ndërkohë, numri një i Policisë së Shtetit ka thënë se “modeli ynë i arsimimit policor është i fokusuar në dy shtylla kryesore: në shkollimin për nivel dhe në trajnimin e vazhduar profesional. Në këtë mënyrë, ne përqendrohemi si në zhvillimin e njohurive bazë policore për rekrutët e rinj, ashtu dhe për zhvillimin e kapaciteteve menaxheriale të drejtuesve të të gjitha niveleve”. Sipas tij, “ky model ka për qëllim të zhvillojë punonjës policie më të disiplinuar, me kualifikim e aftësi më të mira, më të informuar dhe me etikë e formim profesional sa më cilësor. Këta punonjës policie, duke bashkëpunuar me komunitetin, do të garantojnë më shumë rend dhe siguri publike, duke njohur dhe garantuar njëkohësisht liritë dhe të drejtat e njeriut”. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka theksuar se në aplikimin dhe zhvillimin e këtij modeli, rol të veçantë kanë luajtur dhe Programi ICITAP i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si Misioni PAMECA i Komisionit Evropian, të cilët i ka falënderuar për kontributin që kanë dhënë e po japin.