Në burg rumunët, përdhunuan prostitutën shqiptare
14/07/2009 U dënuan edhe për përdhunimin e një italianeje në sy të të fejuarit
Ngjarjet kanë ndodhur në vitin 2007, dhe u dhanë vendimet
MILANO- Drejtësia italiane dënoi dje tre rumunë që kishin kryer dy përdhunime në grup. Në një rast ata kishin përdhunuar një 31-vjeçare italiane, ndërsa në rastin tjetër ata akuzohen se kanë përdhunuar një prostitutë shqiptare. Ngjarjet kishin ndodhur në vitin 2007, kur rumunët përdhunuan italianen që ndodhej në makinë me të fejuarin dhe më pas përdhunuan në rrugë prostitutën shqiptare. Seanca u kryesua nga gjyqtarët e Milanos, të cilët dënuan me 12 vjet burg shtetasin Claudiu Nicola, ndërsa i njëjti dënim u dha edhe për Emil Laurentiu Sucea, për të cilin ishin kërkuar 14 vjet burg nga Prokuroria. Ndërkaq, u dënua me tetë vjet burg Costin Patru, teksa edhe për të ishin kërkuar 14 vjet burg nga Prokuroria. Sakaq, Costin Patru rrezikon të paguajë një shumë prej 100 mijë eurosh. Gruaja 31-vjeçare italiane u përdhunua më 26 korrik të vitit 2007. Skena e atij akti makabër ishte një masakër e vërtetë, pasi tre rumunët kishin ndaluar fillimisht makinën ku 31-vjeçarja udhëtonte bashkë me të fejuarin. Ndërsa prostituta shqiptare u përdhunua më 2 prill të vitit 2007.