E Diel, 1 Nëntor 2026

Depresioni, adoleshenti vetëhelmohet me fostoksinë

09/12/2008  Vdes një orë pasi piu helmin

TIRANE- Ditën e djeshme një 17-vjeçar i ka dhënë fund jetës me fostoksinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Leknas të Bashkisë Kamëz, ku në rrethana depresive i riu me inicialet I.M. i lindur në Dibër dhe banues në Leknas ka pirë ilaçin e miut. Duke e pikasur aktin fatal të adoleshentit, familjarët kanë nxituar ta çojnë në spital, i cili edhe me gjithë ndërhyrjen maksimale të mjekëve, pas 1 ore nuk ka mundur të jetojë. Menjëherë pas këtij konstatimi janë informuar uniformat blu të komisariatit nr. 5, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer edhe veprimet hetimore. Nga procesi hetimor rezultoi se adoleshenti i dha fund jetës nën rrethana depresive. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›