E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në dyshim pjesëmarrja e Mandelës



Nuk dihet ende nëse Nelson Mandela do të jetë sot në stadium për ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës. Sipas zëdhënësit të tij, çdo gjë do të varet nga gjendja shëndetësore e ish-presidentit afrikano-jugor, i cili është nderuar edhe me çmimin Nobel për paqen. Vlen të theksohet se Mandela ka qenë një nga personat që ka ndikuar më shumë në përzgjedhjen e Afrikës së Jugut si vend organizator i këtij Botërori. Ndërkohë i sigurt është pjesëmarrja e zv/presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhon Bajden si dhe shumë personaliteteve të tjera politike dhe të sportit ku vlen të përmenden, presidenti i FIFA-s, Josef Blater, i UEFA-s, Mishel Platini, politikanët afrikano-jugorë që kanë bërë historinë e këtij vendi, Tabo Mbeki e Frederik Vilem de Klerk, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›