E Hënë, 2 Nëntor 2026

Në gjyq, 48 “kokat” e trafikut të drogës Shqipëri-Milano

23/02/2005  Përfundojnë hetimet ndaj 48 të implikuarve në këtë grup, që u godit gjatë operacionit “Kompas”

Mbërrin në Gjyktën e Krimeve të Rënda dosja hetimore ndaj tetë të akuzuarve si organizatorë të rrjetit të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, që u godit gjatë operacionit të koduar me emrin “Kompas”, qeshorin e vitit të kaluar. Pas një hetimi gati katërvjeçar, prokuroria shqiptare, në bashkëpunim me homologen e saj italiane, ka identifkuar 48 persona, organizatorë dhe pjesëtarë të këtij rrjeti, kundrejt të cilëve janë siguruar prova të mjaftueshme për të ngritur akuzën e trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim. Burime të Prokurorisë së Përgjithshme thanë dje për gazetën “Metropol”, se Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila e hetoi këtë çështje që prej datës 27.01.2004, e ka kopsitur dosjen ndaj tetë organizatorëve të këtij trafiku disavjeçar të narkotikëve. Dosja i është përcjellë për shqyrtim më datë 17 shkurt të këtij viti Gjykatës së Krimeve të Rënda.

AKUZAT

Në kërkesën për gjykim ndaj të pandehurve përcaktohen akuzat, provat dhe lidhjet e tyre shoqërore e miqësore. Kështu, sipas kësaj kërkese, janë tetë të akuzuar, si organizatorë të një rrjeti të mirëfilltë. Prokuroria akuzon për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga Neni 283 paragrafi i dytë i Kodit Penal katër nga të pandehurit. Ata janë Muhamet Fejzulla, 52 vjeç e i biri i tij Blenard Fejzulla, 28 vjeç dhe vëllezërit Fatmir Kuçi, 45 vjeç, e Dritan Kuçi 34 vjeç, të gjithë nga qyteti i Fierit. Ndërsa katër të pandehurit e tjerë akuzohen për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve”, parashikuar nga Neni 283/a, paragrafi i tretë i Kodit Penal. Ata janë Arjan Xhemali, 32 vjeç, nga Laçi dhe me banim në Durrës, Kujtim Popoçi, 31 vjeç, nga Durrësi dhe Arjan Selimi (Armand Andoni), 31 vjeç, nga Tirana. Sipas kërkesës për gjykim, për fillimin e hetimit ndaj këtij grupi ka shërbyer letërporosia e autoriteteve gjyqësore italiane, përkatësisht e Prokurorisë së Milanos, ku ky grup kishte përqëndruar tregun e shitjes së heroinës. Ndërkohë, prokuroria i ka kërkuar homologes italiane, nëpërmjet letërporosisë, të gjitha materialet; dokumentet, provat shkencore për sekuestrimin e sasive të narkotikëve, proces-verbale e dëshmi të personave të implikuar, kopje në CD të përgjimeve ambientale e telefonike. Gjithashtu ka kërkuar dhe raporte shërbimi mbi gjurmimin dhe survejimin e këtyre personave, të cilat Prokuroria e Milanos i ka dërguar.

PËRGJIMET

Në kërkesën për gjykim thuhet se nga përgjimet telefonike të numrave italianë dhe shqiptarë të kryera nga Prokuroria e Milanos, është arritur në identifikimin e 48 emrave të shtetasve shqiptarë, 32 nga të cilët i disponon edhe gazeta. Sipas prokurorisë, 48 të pandehurit, një pjesa më e madhe e të cilëve janë arrestuar në Itali, kanë pasur lidhje dhe kryer tratativa paralele me njëri-tjetrin. Në kërkesën për gjykim theksohet se Prokuroria e Milanos ka arritur t’i sigurojë provat materiale në bazë të përgjimeve telefonike. Aty thuhet se përgjimet telefonike janë kryer ndaj numrave të Genti Krasniqit dhe Ermal Malit. Nisur nga këto përgjime, ka filluar përgjimi edhe ndaj numrave celularë dhe stacionarë të Fatmir Kuçit dhe Blenard Fejzullahut dhe Muhamet Fejzullahut. Nga këto përgjime dalin në mënyrë të qartë rrugët e ndjekura nga katër të pandehurit për trafikimin e drogës drejt Italisë. Nga provat arrihet të vërtetohet se më datat 12 dhe 14 dhjetor të jenë përgatitur dhe transportuar drejt Italisë 12 kilogramë heroinë. Nga përgjimet është konkluduar se katër fierakët kishin bashkëpunuar me Kujtim Popoçin dhe Arjan Xhemalin, nga Durrësi, duke kordinuar korrierët, rrugëkalimet dhe tregjet e tyre në Itali. Gjithashtu edhe Arjan Selimi dhe Petraq Avrami, që përfaqësonin linjën e Tiranës, ku edhe banonin, rezulton të kenë bashkëpunuar me gjashtë të pandehurit e tjerë. Nga hetimet dhe provat që disponon organi i akuzës, arrihet të provohet se ky rrjet i mirorganizuar i trafikimit të narkotikëve ka funksionuar para vitit 2000 dhe se është i shtrirë në më shumë vende.

Dekonspirimi i operacionit të qershorit

Një pjesë e të akuzuarve si organizatorë dhe pjesëtarë të grupit VIP të heroinës, mundën t’u shpëtonin prangave gjatë aksionit të policisë në qershor të vitit të kaluar, i cili u shtri në pesë rrethe të vendit. Sipas burimeve të atëhershme të prokurorisë, telefoni i Kujtim Popoçit rezultonte të ishte fikur një orë para fillimit të operacionit. Ndërsa në vend të tij, policia arrestoi gabimisht një kasap nga Shijaku, Kujtim Beqirin, i cili u lirua. Tjetër fakt, që hodhi dyshimet e prokurorisë për një dekonspirim të mudshëm të operacionit, ishte se të gjithë të pandehurit ishin në survejim nga agjentët e antidrogës. Vëllezërit fierak, Dritan dhe Fatmir Kuçi, u ndoqën nga agjentët nga mëngjesi deri në darkë, por kur filloi aksioni, ata nuk u gjendën askund. Pas disa javësh, njëri prej tyre u kap në Nju Xhersi të SHBA-së.

Kush janë trafikantët e skeduar nga përgjimet

1-Fatmir Kuçi

2-Dritan Kuçi

3-Muhamet Fejzulla

4-Blenard Fejzulla

5-Arjan Shabani

6-Agim Krasniqi

7-Ermal Mali

8-Pirro Kane

9-Servet Hasani

10-Kadri Hasani

11-Irma Verurari

12-Denis Doga

13-Erzen Doga

14-Krenar Plaku

15-Ylli Guga

16-Ilir Guga

17-Lorenc Malka

18-Ervin Malka

19-Redian Kerri

20-Fredi Xhameta

21-Arben Myrtja

22-Adriatik Pemaj

23-Mondi Ramaj

24-Altin Mullai

25-Jetmir Ashikja

26-Artur Gjini

27-Petraq Avrami

28-Arben Nikulaj

29-Skender Godina

30-Xhemal Kashari

31-Nikoll Filipi

32-Bledi Shabani

Policia italiane kapi 75 kg heroinë për llogari të të akuzuarve

Gjatë dy viteve janë sekuestruar më shumë se 75 kilogramë heroinë, që është futur në Itali për llogari të tetë të pandehurve. Më 12-14 dhjetor të vitit 2000 janë përgatitur dhe transportuar 12 kilogramë heroinë. Nga përgjimet e bisedave ka rezultuar se 7 kilogramë janë dërguar nga Fatmir Kuçi dhe 5 prej Dritan Kuçit. Më datë 12.01.2001 kapet me 600 gramë heroinë Genti Krasniqi. Më datë 22.01.2001 policia italiane sekuestron në banesën e Irma Veruarit 7.7 kilogramë heroinë në pako, që kishin mbishkrimin “Fa”, që tregon lidhjen e të pandehurit Fatmir Kuçi me këtë sasi. Pas pak kohe arrestohet Kadri Hasani, në makinën e të cilit gjenden 4.9 kilogramë heroinë mbi pakot e së cilës ishte mbishkrimi “Ta” që tregon se i përkiste Dritan Kuçit. Në kërkesën e gjykimit thuhet se më datë 25 dhjetor 2000, Kujtim Popoçi nis një sasi droge të papërcaktuar që do t’i shitej një personi me origjinë afrikane, i quajtur “Xhike”. Më 23 janar, Popoçi nis një tjetër sasi, nëpërmjet një korrieri të paidentifikuar dhe kjo sasi tërhiqet nga Ylli Guga, i cili është kushëri i Arjan Xhemalit. Më datë 19 shkurt 2001, i pandehuri Xhemali në bashkëpunim me Popoçin organizojnë nisjen e 6 kilogramëve heroinë me destinacion Lorenc Malkën. Më datë 26.03.2001 në banesën e shtetasit Krenar Plaku sekuestrohet 1 kilogram e gjysmë heroinë. Më datë 5 qershor të vitit 2001 rezulton që Popoçi të ketë nisur 2.75 kilogramë heroinë. Ndërsa më datë 11 maj 2001 i pandehuri Arjan Selimi akuzohet se ka transportuar, nëpërmjet një korrieri nga Shqipëria për në Itali, 10 kilogramë heroinë. Gjithashtu, Selimi akuzohet se në bashkëpunim me Artur Gjinin kanë futur nga Shqipëria për në Itali 16.7 kilogramë heroinë. Ata akuzohen edhe për futjen nga Shqipëria për në Itali e 10 kilogramëve heroinë më datë 5 korrik 20001.

Trafikantët përdorën prostituta si korriere

Bazuar në përgjimet e celularëve, Prokuroria e Milanos ka arritur në konkluzionin se në vitin 2001, grupi i mirorganizuar i trafikimit të narkotikëve po përgatiste një mënyrë të re për të transportuar drogën. Kështu, nga përgjimet është konstatuar se në drejtim të Italisë është nisur si korrier Petraq Avrami, i mbiquajtur me nofkat (Nipi ose Ilir), i cili ka qenë i shoqëruar me dy studente, një rumune dhe një moldave. Por nga verifikimet ka rezultuar se studentet ushtronin edhe prostitucion. Në sajë të këtyre veprimeve, policia italiane ka ushtruar kontroll në banesën e Arben Myrtjas në “Via Buonoroti nr.5”. Aty janë shoqëruar për në komisariat Petraq Avrami dhe dy prostitutat, të cilat kanë qenë pa dokumente të rregullta dhe janë identifikuar e janë fotosenjalizuar. Më pas, atyre u është komunikuar urdhri për t’u larguar nga Italia. Gjithashtu, në banesën e Genti Krasniqit dhe Irma Veruarit, e cila shfrytëzohej prej tij në rrugët e Milanos, strehoheshin sasi të ndryshme droge, që vinte nga Shqipëria. Në kërkesën për gjykim thuhet se më datë 12 janar të vitit 2001 arrestohet, në Milano, Genti Krasniqi, ndërsa po shiste 600 gramë heroinë.

Numrat celularë e stacionarë që iu përgjuan të pandehurve

Fatmir Kuçi (0382025823, 06424802)

Blenard dhe Muhamet Fejzulla (0382025823, 06424802)

Arjan Xhemali (003555227960, 00355382048095)

Kujtim Popoçi (00355382048095, 00355382277689)

Artur Gjini (0347/1431093, 0382192153, 0382272256, 0382138807, 0382234576, 0347/1491653)

Arben Myrtja (0340/5914796-5, 0347/5097478, 03402937459, 03406002990,0347/1478772)

Petraq Avrami (0347/143093, 0682424501, 340/5771075)

Jetmir Ashikja (03298014140)

Arben Nikulaj (3386166785, 338/62000027)

Zamiri (03822772467)

Adriatik Pemaj (3338064018, 03393728848)

Laluku (333/8073266, 338/5461110)

Arjan Selimi (Armando Andoni) (0382049777, 0038/169323498)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›