“Shteti zvarrit zbardhjen e fatit të anijes ‘Vlora’”

22/02/2005
Vëllai i marinarit të zhdukur, denoncon autoritetet portuale italiane
“Pse kapiteneria e Kioxhias lejoi lundrimin e anijes”
DURRËS - Vëllai i Artur Saliut, mekanikut të anijes së zhdukur “Vlora”, ka bërë të ditur dje dyshimet e tij edhe për autoritetet portuale italiane, për rolin e tyre në “fatin” e peshakrexhës. Sipas tij, “arsyet mund të jenë të shumta, ndoshta për të mbuluar edhe përgjegjësitë e dikujt, qofshin këta edhe autoritete në kapiteneri, roje bregdetare, apo edhe në portin e Kioxhias”.
Duke bërtë lidhjen me rolin e portit talian, Sokol Saliu shprehet se “historia duhet gërmuar që në kohën e nisjes dhe qëndrimit të gjatë prej tre muajsh të anijes në Kioxhia për riparim, por edhe në datën e nisjes për në Durrës, pasi ndryshe nga ç’është deklaruar, anija është nisur një ditë më pas. Në vajtje në bord kanë qenë pesë marinarë, në kthim tre, ndërkohë që dihet se nuk lejohen lundrime të tilla me më pak se pesë vetë ekuipazhi. Pse e lejoi kapiteneria e Kioxhias lundrimin? Pastaj si lejoi kapiteneria jonë që në përbërje të ekuipazhit të ketë marinarë të pasiguruar? Cila ka qenë ngarkesa në kthim e anijes dhe a ka pasur të gjitha pajisjet e sigurisë dhe sinjalistikës? Flitet se si shkak i mbytjes mund të jetë bërë ngarkesa, atëherë ç’ngarkesë kishte? Nga ana tjetër kemi dëgjuar se anija ka pasur salvaxhendë shpëtimi, të cilat kanë të shkruar edhe emrin e anijes dhe ato nuk mbyten nga dallgët”, sqaron Sokol Saliu.
Familjarët të pakënaqur me ecurinë e hetimeve dhe reagimin e strukturave
DURRËS - Për familjarët e tre marinarëve të humbur, në dhjetor të vitit të kaluar, teksa ktheheshin me anijen e tyre të peshkimit “Vlora” nga Italia, e tërë përgjegjësia për deklarimin e fatit të tyre mbetet te strukturat shtetërore. Vëllai i marinarit Artur Saliu, Sokoli, e ka mbështetur pohimin e bërë para disa ditësh nga kunata e tij Anila, se i vëllai i tij mund të jetë gjallë, sepse edhe vetë atij telefoni i kishte dalë i lirë. Marinarët peng nga persona të panjohur, apo interferencë në linjat telefonike, që ngjall më së koti shpresat se marinarët mund të jenë gjallë, është shndërruar në një dilemë. Për këto dyshime dhe shumë shqetësime të ligjshme të familjarëve të marinarëve të humbur, si dhe për indiferentizmin e treguar nga shteti për t’iu përgjigjur alarmit që të afërmit kanë dhënë për zhdukjen e marinarëve, ka folur në një intervistë në gazetën “Metropol” vëllai i marinarit Artur Saliu, Sokoli. Ky i fundit ka sqaruar me jo pak detaje, të gjitha shkeljet e dyshimet e konstatura deri tani nga ana e tyre rreth punës së bërë për të gjetur marinarët, apo së paku trupat e tyre.
Ju ngarkoni me përgjegjësi shtetin, ndërkohë që janë bërë disa operacione kërkim-shpëtimi. Pse mendoni se nuk është bërë mjaftueshëm?
Kemi dy muaj që i jemi shmangur deklarimeve publike, pasi ia kemi lënë shtetit të merret me fatin e marinarëve. Heshtja jonë është motivuar edhe nga frika se çdo deklarim i yni për indiferentizmin e shtetit do të ndikonte në fundosjen e së vërtetës. Por tani na është mbaruar durimi. Ne nuk dimë asgjë për këto kërkime dhe vetëm në gazeta i kemi lexuar dhe dëgjuar në televizione. Kanë kaluar dy muaj dhe asnjë nga tre familjet tona nuk jemi thirrur për t’u njohur me ecurinë e operacioneve. Por, edhe nëse janë bërë këto kërkime, për të cilat ne kemi dyshime, pasi thuhet se është kërkuar vetëm dy ditë, cili është rezultati? Asnjë nuk e merr përsipër të thotë se anija është mbytur, është marrë peng apo është braktisur nga marinarët.
Është deklaruar se anija gjendet e mbytur, 17 milje larg brigjeve të Durrësit. Ju i besoni një deklarate të tillë?
Deklarimet janë bërë nga një pronar i një anije, e cila ishte në gjueti. Është thënë se është gjetur cima, madje kemi dëgjuar se në janar do të vinin dy zhytës italian. Të gjitha për ne janë jo të sakta. Po të qe kështu, si është e mundur që shteti të mos dërgojë një anije dhe përmes investigimit të deklarojë edhe vendin e mbytjes apo fotografimin e anijes. Ta lëmë mënjanë nxjerrjen e trupave, pasi kjo dashka shpenzime të mëdha. Unë dhe familjarët e marinarit Gencian Doku e Haxhi Hallulli kemi qenë në të gjitha dyert e shtetit. Kapiteni i portit Muharrem Trupe më ka thënë se nuk ka asgjë të saktë, pra nuk ka një njoftim zyrtar dhe unë duhet t’i besoj se ai është zyrtar i shtetit.
Mësohet se ju keni tentuar të lidheni me vëllanë dhe se në një moment e keni gjetur të lirë telefonin e vëllait tuaj, Arturit. Sa e vërtetë është kjo?
Kjo i ka ndodhur kunatës sime, gruas së Arturit, Anila Saliut. Por edhe mua më ka ndodhur një herë. Ka qenë data 6 shkurt 2005, ora 18.30, kur më ka dalë i lirë numri i vëllait. Kjo na ka shtyrë të mendojë se mund të jetë marrë peng. Por mund të ketë edhe interferim në telefon, pasi këto ndodhin shpesh dhe nuk jam i sigurtë. Ajo që duam të mësojmë është konkluzioni përfundimtar, në të cilin arrijnë strukturat e shtetit.
Keni denoncuar për humbjen e vëllait?
Kemi takuar të tre familjet kryetarin e prokurorisë së Durrësit. Që në bisedën e parë të tij, na ka thënë se do të duhet kapiteneria të bëjë denoncim. Në këtë kohë i jemi drejtuar me kërkesë për ndihmë, jo vetëm strukturave shtetërore në Durrës, por edhe Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, Prokurorit të Përgjithshëm, Avokatit të Popullit,
Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Rendit. I vetmi institucion që na ka kthyer përgjigje është Avokati i Popullit, i cili ka kërkuar të informojmë më gjerë. Shteti për ne familjarët qëllimisht zvarrit zbardhjen e së vërtetës. Kjo na ka ndëshkuar rëndë. Nuk duam asgjë, as shpërblim e as ndëshkim të fajtorëve nëse ka, por vetëm trupin e vëllait tonë dhe një vend për të qarë vëllanë tonë.