E Diel, 1 Nëntor 2026

Pengmarrja e Imamit, lirohet ish-polici i Pukës

23/02/2005  Hetimi konkludoi se ai nuk dinte se po tranportonte drejt Tiranës bashëkpunëtorët e gjobëvënësve Irfan Idrizit

Lirohet ish-polici i Komisariatit të Pukës, Tonin Gjini i cili u arrestua një vit e gjysmë më parë, si i akuzuar për implikim në mbajtjen peng të Imamit të Gostivarit, Irfan Idrizi. Mungesa e provave kundër tij për të vërtetuar akuzën e ngritur nga Prokuroria e Kukësit dhe më pas nga ajo e Shkodrës, ka bërë që ish-polici Gjini të lërë qelinë ku qëndronte prej afro 16 muajsh. Tonin Gjini akuzohej nga Prokuroria e Shkodrës se më datë 2 mars të vitit 2003, kishte shoqëruar me autoveturën e tij tip “Benz 190” ngjyrë të bardhë dy prej pengmarrësve të Imamit dhe ndërmjetësin për lirimin e pengut, Mezim Bexhetin. Kjo akuzë bazohej në dëshminë e Bexhetit të dhënë para Gjykatës së Shkodrës, ku ai pretendonte se Tonin Gjini kishte pasur dijeni se kush ishin ata që ai transportonte kundrejt pagesës. Por, nga verifkimet e kryera rezultoi se Gjini nuk kishte kishte pasur dijeni dhe se i kishte transportuar ata persona deri në Tiranë dhe jo në Vlorë siç pretendonte Bexheti. Për ktë shkak Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pushuar akuzën ndaj tij dhe e ka lënë të lirë.

LIRIMI

Lajmi për lirimin e Gjinit, bëhet i ditur për gazetën “Metropol”, nga burime pranë Prokuroisë së Përgjithshme. Ato thanë dje se Tonin Gjini është liruar katër ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pas pushimit të akuzës që i ishte ngritur nga Prokuroria e Shkodrës. Dosja hetimore për pengmarrjen e Imamit të Gostivarit kaloi për kopetencë hetimi nga Prokuroria Shkodrës në atë të Krimeve të Rënda rreth tre muaj më parë. Sipas burimeve, hetuesit e Krimeve të Rënda, pas riverifikimit që u bënë provave materiale dhe dëshmive të dy ndërmjetësve dhe shtatë të arrestuarve, konkluduan në disa situata të dyshimta. Mësohet se deklarimet e dëshmitarit kyç, Mezim Bexheti ishin të dyshimta dhe kontradiktore në lidhje me situatat dhe provat materiale. Kështu hetuesit rimorën në pyetje të gjithë të prangosurit, nga dëshmitë e të cilëve rezultoi se disa nga thëniet e Bexhetit ishin të pavërteta. Pas ballafaqimit të të gjitha provave materiale ka rezultuar se Tonin Gjini nuk kishte dijeni se kë transportonte dhe se gjithçka ai e kishte bërë kundrejt pagesës së paracaktuar. Nisur nga këto fakte Prokuroria e Krimeve të Rënda ka pushuar akuzën ndaj Gjinit dhe e ka liruara atë të premten e javës së kaluar.

HETIMI

Dyshimet e ngritura mbi pavërtetësinë e plotë të dëshmisë së ndërmjetësit Mezim Bexheti, kanë bërë që hetuesit e Krimeve të Rënda të rishikojnë edhe pozicionin e të pandehurve dhe të dyshuarve të tjerë, për implikim në pengmarrjen e Imamit të Gostivarit. Nga burime pranë organit të akuzës mësohet se edhe arrestimi i ndërmjetësit tjetër Agim Bilali po shikohet si i dyshimtë. Kjo pasi nga verifikimet është konkluduar se ai ka pasur gati rolin e Mezim Bexhetit. Burimet përfundojnë se hetimet ndaj gjashtë të prangosurve janë drejt përfundimit.

Dëshmia e ndërmjetësit Bexheti prangosi 7 persona

Një vit pas pas zhdukjes së Imamit të Gostivarit Irfan Idrizi në Mqaedoni, policia vuri në pranga tre persona të akuzuar për pengmarrjen e tij më datë 2 janar të vitit 2002. Masar Meli 38 vjeç, ish-oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Kukësit, Shkëlqim Palushi 24 vjeç nga Kukësi dhe Nagip Musliu 35 vjeç nga Gostivari. Ndërsa më vonë në bazë të dëshmisë së dhënë në Gjykatën e Shkodrës nga ndërmjetësi Mezim Bexheti, u prangosën edhe katër persona të tjerë të akuzuar si të bashkëpunëtorë të pengmarrësve. Por katër ditë më parë prokuroria liron si të pafajshëm një prej tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›