E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në gjyq dosja e drogës në "Tiranë-Athinë"

 

TIRANE - Prokuroria përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjykatë dosjen penale në ngarkim të 41-vjeçarit Kosta Gjini, që u arrestua më 25 janar 2009, duke trafikuar drogë në autobusin e linjës Tiranë-Athinë. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare, sipas të cilave Krimet e Rënda përfunduan hetimet dhe dërguan në gjykatë dosjen penale me të gjitha provat e mbledhura në lidhje me trafikun e marijuanës drejt Greqisë. Sipas hetimeve të prokurorisë, pronari i drogës ishte Kosta Gjini, i pandehur për trafik ndërkombëtar narkotikësh. Droga e ndarë në 12 pako, u bllokua në autobusin e linjës Tiranë-Athinë gjatë kalimit në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër. Marijuana e vendosur në një çantë ndodhej në autobusin me 34 pasagjerë, kur policia ushtroi kontroll dhe më pas zbuloi lëndën narkotike. "Marijuana është gjetur në autobusin tip "Neoplan", me targa TR 2836 L të shoqërisë "Klit Ballkan". Çanta me drogë ishte vendosur në bagazhet e autobusit ndërsa sipas hetimeve, lënda narkotike është marrë në Tiranë. Sipas të dhënave të akuzës, shoferi i autobusit nuk kishte dijeni për përmbajtjen e çantës së fshehur në bagazhe nga i pandehuri Kosta Gjini.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›